Digjet spitali për COVID-19 në Tetovë, konfirmohen 10 viktima
Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk e ka përjashtuar mundësinë që numri i të vdekurve të jetë më i lartë, por nuk ka dhënë detaje tjera, as për të plagosurit, e as për numrin e personave që gjendeshin në spital në kohën e shpërthimit të zjarrit. Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit. Читать дальше...