Maqedoni e Veriut: 18 viktima nga koronavirusi dhe mbi 180 raste të reja
Maqedonia e Veriut regjistroi të hënën 18 viktima nga koronavirusi dhe 183 raste të të infektuarve. Rastet e reja pozitive bazohen në testimin e 2,035 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. Sipas saj, 531 persona u raportuan të shëruar. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë flet për një stabilizim të gjendjes epidemiologjike, përkatësisht ulje të numrit të viktimave krahasuar me ditët e mëparshëme, kur shifra e të vdekurve kalonte 30 në ditë, ndërsa e të infektuarve ishte mbi 1,000. Читать дальше...