Britania mund të kërkojë ekstradimin e dy të dyshuarve rusë për rastin Skripal
Britania është duke u përgatitur për t’i kërkuar Rusisë të ekstradojë dy burra që dyshohet se kanë kryer sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Sallsbëri, ka raportuar gazeta, The Guardian. Duke cituar burime qeveritare dhe ato të sigurisë, gazeta ka thënë më 6 gusht se prokurorët britanikë kanë kompletuar një kërkesë për ekstradim dhe janë gati për ta dorëzuar. Ambasada ruse në Britani ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Londra. Читать дальше...