Paratë false vërshojnë tregun e Kosovës, si t'i shmangni ato?
![Paratë false vërshojnë tregun e Kosovës, si t'i shmangni ato?](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-42ca-08dbe44ec408_tv_w800_h450.jpg)
Mijëra monedha false janë duke qarkulluar në tregun e Kosovës. Mbi 40 mijë sosh janë ekzaminuar nga Agjencia e Forenzikës e Kosovës. Më të falsifikuarat janë monedhat 2 euroshe dhe kartëmonedhat 50 euroshe. Paratë e falsifikuara janë bërë aq të shpeshta, saqë institucionet po u sugjerojnë qytetarëve të paguajnë me kartela bankare.