Të luash dikë si vetja: Refugjatja afgane nis karrierën në SHBA
![Të luash dikë si vetja: Refugjatja afgane nis karrierën në SHBA](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8d24-08db8494cd2a_tv_w800_h450.jpg)
Një refugjate afgane, e cila po kërkon azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i bën për vete audiencat përmes ekranit, duke luajtur një personazh me të cilin ajo ka shumë të përbashkëta. Në rolin e saj të parë kinematografik, Anaita Wali Zada luan një emigrante të re, të quajtur Donya, e cila përfundon në qytetin e Fremontit, në Kaliforni. Jeta e saj e re: punonjëse në një fabrikë, ku shkruan mesazhe për biskotat e fatit. (Përgatitën: Trim Haliti, Mimoza Sadiku dhe Lendi Susuri)