Мы в Telegram
Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Njohjet - peng i marrëdhënieve me Serbinë

Njohjet - peng i marrëdhënieve me Serbinë

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se historia do të tregojë se kjo është gjëja e duhur për paqen në Ballkan. 

“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon te një mik dhe ne, së shpejti, do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, tha Bush.   

SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Afganistani e kështu me radhë.

Sot, lista e njohjeve, e publikuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, numëron 117 vende. Gati gjysma e tyre u siguruan në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Ritmi më pas nisi të ngadalësohet, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2010 se “pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Opinioni i saj këshillues ishte përgjigje ndaj pretendimeve të Serbisë se pavarësia e Kosovës paraqet “shkelje flagrante” të integritetit të saj territorial. Por Serbia, në fakt, e humbi administrimin e ish-krahinës qysh në vitin 1999, kur bombardimet e NATO-s i dhanë fund luftës së saj në Kosovë.

Dokumentar i REL-it

Kosova u vu atëbotë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe gati një dekadë më vonë - me mbështetjen e SHBA-së dhe të shumicës së shteteve evropiane - shpalli pavarësinë. 

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot, më 17 shkurt, 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe, përmes tyre, vullnetin e qytetarëve të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, tha kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. 

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara. Ky fakt, sipas disa ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, e lë Kosovën në vendnumërim, jashtë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare dhe pa numër më të madh njohjesh.

“Meqë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar asgjë tash e 15 vjet, shtetet që kanë qenë të pavendosura [për pavarësinë e Kosovës], nuk kanë pasur asnjë arsye për të ndryshuar qëndrim”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Petr Cermak, nga Shoqata për Çështje Ndërkombëtare e Çekisë.

Njohja e fundit që mori Kosova, ishte para dy vjetësh - nga Izraeli. Para saj, për gati tre vjet, Kosova nuk u njoh nga asnjë vend. Dinamika e njohjeve, në fakt, u ngadalësua nga viti 2015. Cermak thotë se kjo dinamikë ka qenë e pritur. Një pjesë të fajit për këtë, ai ua hedh edhe autoriteteve të Kosovës që, siç thotë, nuk e zbatuan Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, konkretisht pjesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo, sipas tij, i ka dekurajuar sidomos pesë vendet mosnjohëse të BE-së - Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron - të cilat nuk duan shtete me probleme të tilla në radhët e veta. Cermak thotë se është e rëndësishme që Kosova të bëjë kompromise për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe anasjelltas. 

“Nëse nuk ka marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, një gjë e tillë do të ketë implikime te shtetet mosnjohëse të BE-së. E, kjo është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse Kosova e ka shpallur integrimin evropian dhe integrimin euroatlantik si objektiva kryesore të politikës së jashtme. Ato nuk mund të arrihen pa njohjen e pesë vendeve anëtare [të BE-së]. Këtu e shoh rrezikun më të madh nga dështimi i marrëveshjes - rruga e Kosovës drejt BE-së do të bllokohet me vite të tëra”, thotë Cermak. 

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Stefan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës.  

“Mendoj se, në thelb, janë tri motive për mosnjohjen e Kosovës. I pari përfshin vendet që, në përgjithësi, janë skeptike ndaj nismave perëndimore. Do të përmendja Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut... Pastaj janë vendet që kanë një miqësi të veçantë me Serbinë. Kjo, qartazi, është Rusia. Deri në një masë ndoshta edhe Greqia. Dhe vijnë vendet që kanë vetë probleme me pakicat, çështje të pazgjidhura të statusit, kanë arsye të brendshme politike. Këtu e kam fjalën për Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë... Pra, ka një përzierje motivesh. Dhe unë kam dyshime, që nëse Serbia nuk e njeh qartazi pavarësinë e Kosovës, këto vende që kanë probleme të mëdha të brendshme, si Spanja, Qiproja, do ta bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Lehne për Exposenë. 

Një qëndrim ndryshe ka Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, si dhe në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane. Duke folur për Exposenë, ai thotë se përpjekjet e deritashme të komunitetit ndërkombëtar për t’i normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë dhënë rezultate. Sipas tij, është koha të mendohet për alternativa, që do t’i sillnin njohje Kosovës dhe do ta përfaronin atë me strukturat euroatlantike. 

“Është e rëndësishme që pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë. Është e rëndësishme që Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia të sillen në bord. Kjo mendoj se do t’i ofronte mundësi Kosovës që të anëtarësohet në BE dhe në NATO. Kjo, pastaj, do ta zgjidhte problemin e pasigurisë midis Beogradit dhe Prishtinës, pavarësisht nëse Serbia do ta njihte apo jo Kosovën”, thotë Hartwell.  

Në pesë-gjashtë vjetët e fundit, Serbia ka bërë edhe fushatë për çnjohjen e Kosovës. Dhe Lehne është i bindur se kjo ka ndikuar që të ngadalësohet ritmi i njohjeve. 

“Mendoj se Serbia ka bërë një fushatë shumë aktive për çnjohjen e Kosovës dhe ka pasur një sukses të kufizuar. Serbia beson se rreth 84 vende e njohin Kosovën, ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se janë 117 vende”, thotë Lehne. 

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka konfirmuar asnjë çnjohje. Hartwell thotë se Kosova nuk ka ndonjë rrezik nga to, edhe nëse kanë ndodhur. Sipas tij, pasojat janë vetëm simbolike. 

“Janë afro 200 shtete në botë. Pasojat e tërheqjeve të njohjeve varen nga shtetet që vijnë. Serbia pretendon se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guinea, Antigua e Barbuda, San Luçia e Maldivet e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për Kosovën. Unë nuk mendoj se këto vende kanë peshë të konsiderueshme ekonomike apo politike në raport me Kosovën. Andaj, pretendimet e Serbisë se ato e kanë tërhequr njohjen, janë të parëndësishme. Ndikimi në Kosovë është më shumë simbolik, sesa domethënës”, thotë Hartwell.  

Udhëheqësit politikë të Kosovës thonë, po ashtu, se cilësia është më e rëndësishme se sasia. Në mesin e vendeve që e njohin Kosovën, janë 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 26 nga 30 vendet anëtare të NATO-s. Lojtarë të mëdhenj, përfshirë SHBA-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Arabinë Saudite, e kanë njohur gjithashtu shtetin tashmë 15-vjeçar. Nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk japin detaje nëse janë duke lobuar për ndonjë njohje të re ose jo, por një gjë është e sigurt - mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën, nisur nga lëvizja e lirë deri tek anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Një hulumtim që ka publikuar Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave - KIPRED, në vitin 2021, ka konstatuar se Rusia, përmes deklaratave, konferencave për shtyp dhe artikujve të ndryshëm, është duke bërë fushatë agresive kundër Kosovës. Sipas KIPRED-it, Rusia vazhdimisht tenton t’i dëmtojë themelet e shtetësisë së Kosovës, duke synuar që të minimizojë edhe angazhimin e Perëndimit në Kosovë. 

Rusia, një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe me të drejtë vetoje në Këshill të Sigurimit, e pengon anëtarësimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Kosova nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Por, gjatë 15 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.  

SHBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, thotë se Kosova, ashtu si edhe Serbia, duhet të bëjnë “kompromise të vështira” për t’i normalizuar marrëdhëniet. Bisedimet mes tyre, sipas Uashingtonit, duhet të përfundojnë me njohje reciproke, e cila do t’i hapë rrugë të reja si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В филиале фонда «Защитники Отечества» в Архангельской области подвели итоги первого года работы



Жизнь

Eurasianet: Азербайджан публично и цинично уничтожает армянское культурное и историческое наследие в Нагорном Карабахе






Новости 24 часа

До плюс 50 градусов: Каким городам России грозит аномальная жара летом 2024 года. Опубликован список



Game News

Четвёртое дополнение Age of Wonders 4: Eldritch Realms завершит первый цикл поддержки игры



Москва

Весь мир чипировали умом Ленина?! Раскрыта загадка Мавзолея В.И. Ленина. Проект "Святой Ленин".



News Every Day

England vs Bosnia & Herzegovina: Three Lions face Dzeko and Co in Euro 2024 warm-up match – stream FREE, TV, team news



Авто

Для строительства участка Приморского кольца в Калининградской области ищут подрядчика



Москва

Мосгорсуд оставил без изменений меру пресечения организатору теракта в "Крокусе"



Пианист

Пианист Сафронов признался, что похудел на 76 килограммов из-за давления отца



Москва

Фотопроект «Особенная любовь» открылся в Лобне



Ролан Гаррос

Прямая трансляция матча Рыбакиной с победительницей четырех "Больших шлемов"



Москва

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».



РПЛ

"Гриша, уходи!": реакция интернет-сообщества на вылет "Урала" из РПЛ



Симферополь

Выставка-представление «Не просто город, а судьба, которой я не устаю гордиться!»



Москва

Артисты – они все особенные!



Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В хороших общих ИИ жизнь и спасение человечества. Если правильно применять.





Путин в России и мире
Москва

«Так вкусно»: Путин поблагодарил главу Минсельхоза Узбекистана за фрукты


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

«Генерал КГБ»: Лукашенко на закрытом совещании объявил, что скоро вступит в войну




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский признал, что у солдат ВСУ едет крыша, и попросил "психиатрического подкрепления"


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Виктор Цой

Гагарина назвала себя жертвой в конфликте с Кормухиной из-за песни Цоя «Кукушка»



Москва

Спортивные соревнования на призы Мособлдумы прошли в Воскресенске

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net