Emisarët ndërkombëtarë në Prishtinë dhe Beograd për propozimin e BE-së
Diplomatë perëndimorë, me në krye të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan të premten kryeqytetet e këtyre dy vendeve. Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe
presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata biseduan për propozimin e BE-së
për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga kabineti i Kurtit
u tha se ky propozim është “bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm”, kurse Vuçiq
tha se Beogradi është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit, por se ka
“shqetësim dhe rezervë për një çështje të rëndësishme”, për të cilën nuk foli
publikisht.