Мы в Telegram
Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Manastiri i Deçanit e “mirëpret” me kushte Kurtin

Manastiri i Deçanit e “mirëpret” me kushte Kurtin

“Unë jam kryeministri i parë i Kosovës, me të cilin priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit nuk pranojnë të takohen”.

Kjo ishte një nga deklaratat e fundit të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndaj të cilës ky manastir mesjetar i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) është përgjigjur duke thënë se ai dhe presidentja Vjosa Osmani “janë zyrtarët e parë të Kosovës që publikisht shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe që e konsiderojnë atë të paligjshëm”.

Përveç kësaj, nga ky manastir thonë se Kurti është i mirëpritur atje bashkë me “ekstraktin e kadastrës për pronën e manastirit”.

Si arriti çështja në këtë pikë?

Çështja e kthimit të pronave të Manastirit të Deçanit është aktuale tash e gjashtë vjet, duke pasur parasysh se autoritetet lokale në Deçan refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht thirrjeve të shumë diplomatëve amerikanë dhe evropianë se vendimi, që është sjellë në favor të manastirit, duhet respektuar.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, por ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj instance më të lartë gjyqësore.

Megjithatë, në shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë “vendimin për mosekzekutimin e aktgjykimit”, në të cilin konstatohet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është zbatuar. Më pas nga prokurori i Shtetit është kërkuar që të veprojë në përputhje me Ligjin penal dhe Ligjin për procedurën penale të Kosovës.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës në Kosovë, në qershor të këtij viti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka nisur hetime kundër Komunës së Deçanit për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk janë specifikuar detajet.

Më 11 tetor, REL-i kontaktoi sërish të njëjtën prokurori për të pyetur se deri ku ka arritur hetimi dhe nëse ishte ndërmarrë ndonjë hap specifik, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Cili është kontesti?

Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë t’i lejojnë Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Ato vlerësojnë, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Slobodan Milosheviq, të vitit 1997, kur ai vendosi t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit. Pikërisht mbi këto pretendime shpesh thirren edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Thënë shkurt, për ta, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.

Qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a ka ndryshuar qëndrimi i saj lidhur me rastin e Manastirit të Deçanit, përkatësisht nëse kryeministri Albin Kurti do të tregojë “vullnet të mirë” dhe do ta mbështesë vendimin për kthimin e pronave të manastirit. Megjithatë, përgjigja nuk arriti deri në publikimin e tekstit.

Kurti për herë të fundit për këtë temë ka folur publikisht më 9 tetor, në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, kur përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, por edhe shprehu shpresën se çështja “mund të zgjidhet me dialog”.

Mirëpo, ai deklaroi se klerikët e Manastirit të Deçanit, në krye me abatin e atij manastiri, Sava Janjiq, refuzojnë të takohen me të.

“Paraardhësit e mi janë takuar (me Sava Janjiqin), por me mua nuk duan të takohen. Kam kërkuar takim, por më kanë refuzuar. Besoj që me dialog mund t’i zgjidhim problemet që kemi”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Kush e ka vizituar më parë Manastirin e Deçanit?

Avdullah Hoti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, e ka vizituar Manastirin e Deçanit, në gusht të vitit 2020, për të diskutuar me abatin Sava Janjiq për ndërtimin e kontestuar të rrugës kryesore Deçan - Plavë, e cila kalon nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur.

Asokohe, Qeveria e Hotit ka kërkuar që të ndërpriten punimet me arsyetimin se duhet të respektohen ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, gjë që është bërë.

Më parë, në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë vizituar Manastirin e Deçanit me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Qëndrimi i presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, deklaroi se “duhet pasur shumë kujdes me precedentin që krijohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Manastirit të Deçanit”.

“Mos harroni se Milosheviqi ka dhënë dhe ka marrë tokë në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, kjo është krejtësisht mbi baza diskriminuese. Madje, këtë e ka bërë gjatë viteve 1998-‘99, kur ishim në luftë, kur bëri gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, ky është problemi themelor i këtij vendimi”, tha Osmani.

*Video nga arkivi: Presidentja Osmani gjatë intervistës me REL-in flet për çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit

Përgjigja nga Manastiri i Deçanit

Nga Manastiri i Deçanit thonë për Radion Evropa e Lirë se “deklaratat joprofesionale dhe politikisht ndezëse të zyrtarëve më të lartë të Kosovës kërcënojnë sigurinë e manastirit”, me pretendimin që opinionit t’ia paraqesin “sikur vetë manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata shpjegojnë se në vitin 1997, manastirit iu kthyen në fakt 24 nga gjithsej 700 hektarë tokë, e cila u ishte marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë.

Ata, gjithashtu, theksojnë se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991-1999, janë sjellë mijëra aktvendime ligjore për konteste të ndryshme dhe nisur nga kjo, ata pyesin veten nëse do të anulohen të gjitha ato aktvendime.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se klerikët refuzojnë të bisedojnë me të, nga Manastiri i Deçanit thonë se ai “është i mirëpritur të vizitojë Manastirin e Deçanit nëse me vete sjell ekstraktin e pronës së manastirit nga kadastra, i cili do të tregojë qartë se trualli është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Manastiri ka pritur shumë zyrtarë të Kosovës në vitet e kaluara, por asnjëri prej tyre asnjëherë nuk e ka kundërshtuar publikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese apo kërcënuar të drejtat e manastirit në këtë mënyrë”, thuhet ndër tjera në përgjigjen e Manastirit të Deçanit.

Në këtë kontekst, ata konstatojnë se kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk mund “të diskutojë si politikan me klerikët, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sikur nuk ekzistojnë gjykatat dhe ligji”.

Kryeministri Kurti, në muajin maj të vitit të kaluar, ka kërkuar të vizitojë Manastirin e Deçanit dhe të flasë me klerin e atjeshëm, gjë të cilën Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë e refuzoi, me arsyetimin se do të ishte “krejt e kotë” të përgjigjej për diçka të tillë, duke pasur parasysh se vendimi i Gjykatës Kushtetues nuk po zbatohet.

Çfarë thonë ekspertët?

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, në një deklaratë të mëhershëm për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo vend që synon parimet themelore të sundimit të ligjit, i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ai sqaron se Kodi Penal përcakton qartë se mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga gjykatat e rregullta i hap rrugë prokurorit të Shtetit, që të fillojë procedurë penale kundër personave apo institucioneve që nuk i zbatojnë ato vendime formale. Megjithatë, kjo nuk vlen për vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Miftaraj, po ashtu, konsideron se ka munguar vullneti politik për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, përkatësisht, se është dashur të vendosen mekanizma mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kodi Penal dhe Ligji për procedurën penale janë miratuar për herë të fundit në vitin 2019 dhe nëse do të konsideronin se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ishte problem, kanë mundur që këtë ta sanksiononin me Kodin Penal. Kjo nuk ka ndodhur”, thekson Miftaraj.

Çfarë i parapriu vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Kontesti juridik për atë se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll, ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit të Deçanit, zgjati 16 vjet.

Më pas, më 20 maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori një vendim në favor të Manastirit të Deçanit, gjegjësisht anuloi vendimin e Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore të Deçanit.

Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, përcaktoi se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (çështje e aktvendimit përfundimtar).

Shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të njohura si vendet e Quint-it, tsh e disa vite shprehin shqetësimin se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe rregullisht u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër.

Po ashtu, në mënyrë individuale reagojnë edhe ambasadorët e vendeve evropiane dhe zyrtarë të tjerë evropianë, sikurse raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fillim të vitit ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet të respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Manastiri i Visoki Deçanit ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan dhe ai është ndërtimi i rrugës kryesore Deçan - Plavë. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge po zhvillohen përmes Zonës së Mbrojtur dhe disa herë janë ndërprerë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës apo të bashkësisë ndërkombëtare.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Общее дело: в новом сезоне волонтеры продолжат работу по сохранению объектов культурного наследия в Архангельской области



Мир

Почему употребляющим алкоголь и желающим похудеть надо каждый день пить томатный сок: раскрыта его невероятная польза




Українські новини

Estischool - Школа за британською програмою



Новости 24 часа

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Game News

Five new Steam games you probably missed (May 20, 2024)



Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



News Every Day

Glen Powell’s parents crash Texas movie screening to troll him



Происшествия

Сотрудник Дубненского отдела вневедомственной охраны Главного управления Росгвардии по Московской области встретился с учащимися МОУ СОШ №1



Москва

МВД сообщило о задержаниях после стрельбы в Западном Бирюлево



Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"



Москва

Внимание, СТРАНА! Разыгрываем билеты на фильм "Заклятье. Мертвые воды" - и не только!



ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



РЭС

Команда «Россети Новосибирск» вышла на #ЗаБег



Симферополь

«Дефицитный продукт». В Севастополе малогабаритки стали дороже, Симферополь продемонстировал падение стоимости квадрата



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.



Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



Москва

Чеченка Лия Заурбекова поделилась подробностями конфликта с семьей в полиции



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Российский рынок одноразовой биоразлагаемой посуды: итоги 2023 г., прогноз до 2027 г.





Путин в России и мире
Москва

Такер Карлсон стал ведущим телеканала «Россия 24»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский объяснил, почему не хочет приглашать РФ на «саммит мира»


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Сергей Брановицкий

Выездной Фотограф для всех желающих, ну и конечно Артистов и Музыкантов.



Москва

Пентагон обвинил Россию в запуске противоспутникового оружия

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net