Мы в Telegram
Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Projektligji për paga - rrezik nga shpërthimi i pakënaqësive sociale 

Projektligji për paga - rrezik nga shpërthimi i pakënaqësive sociale 

Kosova rrezikon të përfshihet nga pakënaqësitë sociale, për shkak të projektligjit për paga. 

Sindikalistë të sektorëve të ndryshëm publikë kanë paralajmëruar protesta dhe greva si formë presioni për miratimin sa më të shpejtë të këtij projektligji. 

Ligji i pagave është miratuar njëherë në shkurt të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi muajin pasues. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij - në janar të 2020-ës - institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.  

Gjykata, më pas, ka konstatuar se ligji i miratuar nuk është në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.   

Ligji është shfuqizuar dhe që nga ajo kohë ka mbetur pezull, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike, që kanë përfshirë disa palë zgjedhje në vend.  

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se projektligji tani është në fazën e fundit të rihartimit dhe se miratimi nga ta pritet të bëhet muajin e ardhshëm. Ata, po ashtu, kanë premtuar konsultime publike për të. 

Pas miratimit në Qeveri, ligji duhet të kalojë në Kuvend, të nënshkruhet nga presidentja dhe të dalë në gazetën zyrtare. 

Projektligji për paga parasheh rritje të pagave në bazë të koeficientit, apo detyrave që kanë punonjësit publikë. 

Deri në miratimin dhe fillimin e zbatimit të tij, sindikata të ndryshme kanë kërkuar nga Qeveria që të ndajë mjete shtesë, krahas pagave mujore. 

Sipas tyre, ato janë të domosdoshme, për shkak të rritjes së inflacionit. Muajin e kaluar, inflacioni në Kosovë ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë në shkurt të vitit 2021.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, më 8 prill, nëse Qeveria e Kosovës, sipas tij, nuk bën zgjidhje për projektligjin e pagave.   

Sindikata e shëndetësisë ka thënë se më 7 prill do të vendosë për "veprime sindikale”.  

Sindikata e arsimit ka thënë se do të presë një takim me zyrtarë të Qeverisë deri më 2 prill - në të kundërtën, do të futet në grevë.  

Sindikata e stafit administrativ në sistemin e drejtësisë ka thënë se i jep afat ekzekutivit deri në gjashtë muaj; nëse projektligji për paga nuk i përmbush kërkesat e saj për rritje pagash, edhe kjo sindikatë mund të ngrihet me shprehje të pakënaqësive. 

Sindikatat: Qeveria nuk është transparente

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pakënaqësitë e punëtorëve janë rritur, pasi zyrtarë të Qeverisë janë zotuar se projektligji për pagat do të miratohet nga ta në muajin mars.   

“Ne jemi të pakënaqur me pagat, mirëpo i kemi dhënë mundësi dialogut. Dialog nuk ka. Atëherë, mjet i fundit është reagimi sindikal. Nuk kemi pasur takim me zyrtarë të Qeverisë, ata kanë premtuar, por vetëm një mbledhje simbolike është mbajtur. Gjithçka është duke shkuar në mënyrë jotransparente”, thotë Syla.  

Grevën e fundit njëditore, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka mbajtur më 25 nëntor të vitit 2021, pikërisht me kërkesën për rritje pagash. 

Paga e mjekut specialist në Kosovë aktualisht është 600 euro; me ligjin e shfuqizuar do të ishte 1,195 euro.  

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, thotë se institucionet nuk kanë dhënë informacione se në cilën fazë të hartimit është projektligji për paga.   

“Pakënaqësia më e madhe është se përse Qeveria po i mbyll dyert dhe po i ik dialogut me SBASHK-un dhe sindikatat e tjera... Ky dialog po mungon dhe kjo po krijon tensione shtesë, sepse ne nuk po kemi përgjigje zyrtare për shumë çështje”, thotë Jasharaj për Radion Evropa e Lirë. 

Sipas tij, SBASHK-u kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndajnë mjete shtesë - 100 euro në muaj - për të gjithë të punësuarit në sistemin e arsimit dhe kulturës, derisa të fuqizohet projektligji për paga dhe të nisë së zbatuari. 

Ku ka ngecur Kosova me pagën minimale? 

Pagën minimale s’e luan as rritja e çmimeve 

Ligji i shfuqizuar ka paraparë rritjen e pagës së një mësimdhënësi të shkollës fillore nga 470 euro në 612 euro; të një arsimtari të shkollës së mesme nga 525 në 621 euro, dhe të asistentëve dhe profesorëve universitarë nga 1,070 në mbi 1,338 euro. 

Punëtorët e administratave të gjykatave dhe prokurorive kanë qenë në grevë nga data 1 deri më 18 mars, duke kërkuar po ashtu rritje pagash. 

Kryetari i Shoqatës Sindikale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, thotë se kërkesë kryesore e tyre ka qenë që, në kuadër të projektligjit të pagave, pagat e punëtorëve të administratës të përafrohen me ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.   

Sipas tij, paga mesatare e stafit administrativ është rreth 400 euro në muaj, kurse e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 1,800 deri në 2,700 euro.   

Derisa të nisë së zbatuari Ligji për paga, Rrustemi thotë se sindikata që udhëheq ai, kërkon po ashtu 150 euro shtesë në muaj për çdo punëtor të administratës, si dhe pagesën e shujtës ditore dhe të udhëtimit. 

Rrustemi thotë se greva është pezulluar për t’i dhënë kohë Qeverisë, deri në gjashtë muaj, për përmbushjen e kërkesave të sindikatës së tij. 

“Nëse eventualisht jemi të pakënaqur me Projektligjin e pagave, atëherë mjet i fundit  është greva, sepse greva është pezulluar dhe nuk është ndërprerë”, thotë Rrustemi për Radion Evropa e Lirë.   

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se konsultimet publike për projektligjin e pagave do të fillojnë gjatë marsit, kur do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediat dhe shoqëria civile. Megjithatë, deri me datën 30 të këtij muaji nuk ka pasur njoftim për ndonjë debat të tillë.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Сети появилось видео пожара на теплоходе в Архангельске



Мода

Показ Academy Kaurtseva Fashion Day III 24






Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Бестопливные Neutrinovoltaic электромобили проектируются в Индии





Путин в России и мире
Москва

Путин: Отношения России и Китая достигли наивысшего уровня в истории


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Ждём расстрела или отравления Зеленского в ближайшее время – Макгрегор


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Bon Jovi

Гітарист Річі Самбора шкодує, що не пішов із Bon Jovi раніше



Москва

Детские площадки в Солнечногорске приведут в порядок в мае

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net