Мы в Telegram
Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Polici që humbi këmbën nga infeksionet në QKUK

Polici që humbi këmbën nga infeksionet në QKUK

Ka më shumë se 3 vjet që Remzi Rashica nga Vushtrria, jeton me këmbë të amputuar. Ai theu këmbën e majtë në qershor të vitit 2018, teksa punonte në oborrin e shtëpisë së tij.

Polici 59-vjeçar dyshon se gjatë trajtimit në Klinikën Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), i ishte infektuar këmba.

“Më kanë operuar, shumë ka zgjatur [operacioni], 4-5 orë më duket. Më kanë çuar në dhomën time. E kam dëgjuar një mjek, vetë ka thënë ai, por nuk e di cili është... po frikësohem, ishalla nuk i infektohet. Për çfarë arsyeje, nuk e di. Veç e kam dëgjuar me veshët e mi, tha: Ishalla nuk infektohet”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se vetë mjekët që e kishin nën mbikëqyrje i rekomanduan pas operacionit që të shkojë urgjent në ndonjë klinikë të specializuar për infeksione, duke i ofruar shpjegime vetëm përmes një fletë-lëshimi.

Dokument të ngjashëm i lëshoi edhe Kolegjiumi i Mjekëve të Ortopedisë, duke thënë se pacientit i nevojitet trajtim jashtë vendit.

Me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të biseduar me mjekë dhe drejtues të Klinikës së Ortopedisë, që mund të jenë në dijeni për rastin, ata nuk pranuan të flasin.

Pas largimit nga Klinika e Ortopedisë, Remziu u zhvendos në një klinikë të specializuar për infeksione në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra operacione në Turqi

Remziu tregon se kishte qëndruar më shumë se dy javë në një klinikë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, më shumë se dy javë ekzaminime atje nuk i sollën asnjë ndryshim. Dhe, rruga e trajtimit vazhdoi në një spital të Turqisë.

“Dy muaj [në Turqi] janë munduar, nuk mundën... Pas dy muajsh, nuk e di saktë 50-60 ditë, erdhi mjeku dhe më tha: po më vjen keq, a dëshiron të jetosh pa këmbë apo të vdesësh me këmbë? I thashë: jo, dua të jetoj. Dhe po të tregoj, unë mezi prita ta heq këmbën se u lodha”, tregon ai.

Për të stabilizuar gjendjen, gjatë tre vjetëve të fundit, Remziu iu nënshtrua më shumë se dhjetë operacioneve në Turqi.

“Herën e dytë, se dy herë ma kanë hequr [prerë] dhe, në fund, ka ardhur më ka thënë ai mjeku kryesor, po më vjen keq, duhet edhe katër gishta, me gishta e maste se nuk e kuptoja, sepse më tha ke infektim prapë. I thashë: a mund të më tregosh, dua ta di se si ka ardhur deri tek infektimi. Herën e parë, tha, kur je operuar, të është infektuar këmba”, thotë ai.

Remziu thotë se kurrë nga askush nuk mori përgjigje për shkakun e infeksionit.

“Një javë para se të më lëshojnë nga spitali, një mjek ka qenë i ri, shumë i mirë, shumë e falënderoj... Më tha: ‘Pa këmbë po shkon në shtëpi, por më mirë që po shkon pa këmbë në shtëpi, se edhe pesë ditë po të qëndroje në spital atje [në Prishtinë], ti nuk do të ishe gjallë”, tregon 59-vjeçari.

Tre vjet pas aksidentit, Remzi Rashica, baba i katër fëmijëve, thotë se është duke pritur të vendosë protezën në vend të këmbës së majtë dhe t’i kthehet sërish punës si polic.

Mbi 350 pacientë të infektuar gjatë vitit 2020

Gjatë vitit të kaluar, në Klinikën e vjetruar të Ortopedisë, ku Remzi Rashica thotë se u infektua, besohet se kanë marrë infeksione brendaspitalore edhe pacientë të tjerë.

Sipas raportit të Ekipit për Kontroll të Infeksioneve Brendaspitalore në QKUK, gjatë vitit 2020, në këtë klinikë kanë marrë infeksione 11 pacientë.

Sipas udhëheqëses së këtij ekipi, infektologes Hatixhe Gashi, 356 pacientë në total janë infektuar në klinika të ndryshme të QKUK-së, vitin e kaluar.

Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se një nga infeksionet më të shpeshta është Sepsa. Sepsa është një formë e rëndë e infeksionit që përhapet përmes gjakut dhe mund të shkaktojë dëme afatgjate në mushkëri dhe organe të tjera.

“Arsyet janë të shumta. Mosrespektimi i masave për parandalimin e infeksioneve brendaspitalore, duke pasur parasysh kushtet tona që i kemi nëpër klinikat tona... Nëse nuk respektohen nga stafi masat higjienike, larja dhe dezinfektimi i duarve, i lëkurës dhe i mukozave që kanë mundësi të vijnë në kontakt me pacientin, nëse nuk bëhet ajrosja e mirë e vendeve të punës, pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave punuese, nëse nuk bëhet dezinfektimi edhe sterilizimi i mirë i pajisjeve mjekësore, të gjitha këto janë faktorë që i kontribuojnë shfaqjes së një infeksioni spitalor”, thotë Gashi.

Klinika me rrezikun më të lartë, sipas Gashit, është ajo e Mjekimit Intensiv Qendror. Në vitin 2020, në këtë klinikë janë pranuar 417 pacientë, prej të cilëve 155, apo mbi 37 për qind e tyre, kanë pësuar infeksione spitalore.

“Janë pacientët... përveç gjendjes së përgjithshme të rëndë, të imuno-kompromituar, këtu është edhe kohëgjatësia e qëndrimit të pacientëve në klinikë një nga faktorët që i kontribuon përhapjes së infeksioneve brendaspitalore te ta. Këto infeksione barten... Kryesisht, rruga kryesore e përhapjes është me anë të kontaktit direkt”, thotë Gashi.

Pacientët janë infektuar edhe në klinikat tjera.

Në Klinikën e Neonatologjisë, nga 1.274 pacientë të pranuar, prej tyre 150 kanë pasur infeksion brendaspitalor, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike nga 406 pacientë, 35 prej tyre kanë qenë me infeksione brendaspitalore, derisa 5 pacientë të tjerë kanë marrë infeksione në Klinikën e Nefrologjisë.

Infektologia Gashi thotë se infeksionet e tilla kanë kosto shumë të lartë të shërimit dhe rrisin vdekshmërinë.

Kurse, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga infeksionet brandaspitalore, çdo vit, pësojnë edhe mjekët.

“Shumica [e infeksioneve] janë në sallë të operacionit dhe këto janë të ndërlidhura ngushtë me procesin e vaksinimit kundër hepatitit dhe infeksione të ndryshme që bëhen me gjëra të prekshme. Një përqindje shumë e madhe, që tregon për kushtet mizore, të cilat janë në spitalet tona. Ne e kemi një faktor që është çrregullues komplet, e që është fluksi i familjarëve të pacientëve brenda spitalit”, thotë Sejdiu.

Në raportin për vitin 2020, Ekipi pёr Kontroll tё Infeksioneve Brendaspitalore ka rekomanduar një varg masash për të ulur rrezikun e infeksioneve, përfshirë rritjen e nivelit të higjienës, klimatizimin qendror në salla të operacionit dhe menaxhimin e mbeturinave sipas standardeve.

Gjatë vitit 2020, në 37 klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë shtrirë rreth 129 mijë pacientë.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Более десяти рейсов по Северному морскому пути из портов Китая в Архангельск планируют совершить в этом году



Здоровье

7 мая - День борьбы с бронхиальной астмой






Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Крылатчан попросили с пониманием отнестись к спортивному ориентированию





Путин в России и мире
Москва

Кировчанин с позывным Струна стоял рядом с Владимиром Путиным 9 Мая в Москве


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Лукашенко: великая Победа является главным моментом становления белорусской нации




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

В Москве налоговая потребовала взыскать долг с Алексея Навального



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Блондинчик: жена бывшего Волочковой стала мамой во второй раз



Москва

Подмосковный врач Войчук назвал лучшие блюда для пикника

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net