BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme
![BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme](https://gdb.rferl.org/651134B9-E91A-4FE3-A781-B7BAA3E991C4_w800_h450.jpg)
Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme.
Ky proces po ndodh, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga pandemia, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të BQK-së.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura konform vendimeve dhe udhëzimeve të organeve kompetente", thuhet në përgjigje.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 91 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe një është shëruar.