Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Peter Handke, nobelisti që mbrojti Millosheviqin

Peter Handke, nobelisti që mbrojti Millosheviqin

Peter Handke nga Austria ka marrë çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2019, ndërkaq që çmimi për vitin 2018, dhënia e të cilit ishte shtyrë, i ka takuar autores nga Polonia Olga Takarçuk, ka njoftuar të enjten Akademia e Suedisë.

Siç është sqaruar përmes deklaratës zyrtare të kësaj akademie, Handkes do t’i dorëzohet ky çmim për vitin 2019 për “veprën ndikuese, e cila me zgjuarsi gjuhësore ka hulumtuar periferinë dhe specifikat e përvojës njerëzore”.

Polemikat që e përcjellin emrin e Handkes, për të cilin debatet kanë qenë të shpeshta edhe në qarqet ndërkombëtare, janë të ndërlidhura me përkrahjen e tij publike në emër të mbrojtjes së Sllobodan Millosheviqit, i cili gjatë gjykimit për krimet më të rënda të luftës, ka vdekur në vitin 2006 në Tribunalin e Hagës.

Handke ka folur edhe në tubimin e mbështetësve të Millosheviqit të cilët ishin mbledhur në funeralin e tij në Pozharevc.

Pavarësisht nga kjo, Beogradi zyrtar dhe Serbia e kanë përqafuar Handken edhe pas largimit të Millosheviqit nga pushteti. Në vitin 2015, ai ka marrë titullin e qytetarit të nderit të Beogradit, ndërkaq në vitin 2012 ishte bërë anëtar i jashtëm i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.

Lajmi për nobelistin e ri, Peter Handke, nuk ka kaluar pa reagime.

 

Çitaku: Shpërblehet propaganduesi i urrejtjes dhe dhunës etnike

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në llogarinë e saj në Twitter ka publikuar një citatat të Handkes: “Ndonjëherë do të doja që të jem klerik ortodoks serb që lufton për Kosovën”. Çitaku më pas ka komentuar duke thënë që “në botën plot me shkrimtarë, Komiteti i Nobelit ka vendosur të shpërblej propaganduesin e urrejtjes dhe dhunës etnike. Vërtet diçka shkoi keq!”.

Shkrimtari dhe publicisti nga Sarajeva, Ahmed Buriq, konsideron që bindjet politike të shkrimtarit nuk janë të përfshira në kriteret për marrjen e çmimit Nobel.

“Handke është njeri klasik, kontradiktor, asocial dhe reduktues, në biografinë e të cilit ëhstë edhe mbështetja e regjimit të Slobodan Millosheviqit, sikurse në anën tjetër edhe Herold Pinter, i cili ka marrë çmimin Nobel. Kështu që, bindjet politike nuk kanë ndodnjë rol kur bëhet fjalë për këto gjëra. Kriteret letrare do të duhej të ishin mbi politikën. Për sa i përket punës së tij, disa prej teksteve të tij të shkruara gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar, janë vërtet kryevepra. E kam fjalën për “Frika e portierit nga njëmbëdhjetëmetërshi” dhe “Qielli mbi Berlin”. Pas kësaj, në fillim të viteve 90, për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai ka pushuar të jetë interesant për mua. Fakti që e ka mbështetur Millosheviqin, madje e ka vizituar edhe në burg, përfaqëson një tërësi problemesh, që tregon se ai nuk ishte mirë”, ka thënë Buriq.

 

Buriq: Sistemi i Nobelit për peshim

Ahmet Buriq, konsideron që edhe në Komitetin për ndarjen e çmimit Nobel udhëheq sistemi i peshimit.

“Komiteti i Nobelit ka bërë atë që zakonisht e bën në raste të tilla dhe duke marrë parasysh që vitin e kaluar pati skandal (Çmimi Nobel për Letërsi nuk është ndarë në vitin 2018 për shkak të skandalit që solli dorëheqjet e anëtarëve të Komitetit, të ndërlidhur me akuzat për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore dhe rrjedhje të informacionit) dhe çmimi nuk u nda. Ndërkaq, një vjet më herët e pati marrë kantautori Robert Zimmerman, i njohur në botë si Bob Dylan, atëherë u është dashur që të bëjnë një lloj kompromisi, i cili na kthen në kriteret e vjetra, të mira dhe të kalbura të Nobelit”, konsideron Buriq.

Dragan Velikiq, shkrimtar nga Beogradi, konsideron që, megjithatë, çmimi Nobel për letërsi ka shkuar në duar të vërteta.

“Kjo është drejtësia për Handken”, ka thënë Veliq, duke aluduar në qëndrimet e tij politike, mos fshehjen e mbështetjes për Sllobodan Millosheviqin, gjatë kohës së luftërave në ish-Jugosllavi, të cilën, ndër të tjera, e ka deklaruar edhe në librin me titull “Drejtësia për Serbinë”.

“Kur shohim një varg shkrimtarësh që nuk mund të krahasohen me të si shkrimtarë dhe të cilët kanë marrë çmimin Nobel, mendoj që ai e ka merituar absolutisht dhe pa kontestim. Mua më vjen mirë që çmimin e ka marrë edhe Olga Tokarçuk, e cila vërtetë ësht6ë shkrimtare e shkëlqyeshme, kështu që, këtë vit, për të gjithë njohësit e letërsisë kjo zgjedhje do të jetë e kënaqshme”, vlerësoi Velikiq.

Ai k shtuar se reagime politike do të ketë lidhur me Handken dhe që sipas tij, “kjo do ta kënaqë atë, sepse ai është njeri i tillë”.

 

Iliq: Nacionalistët do të jenë të lumtur

Ndryshe nga Velikiq, shkrimtari tjetër nga Beogradi, Sasha Iliq, thotë që me rastin e vendimit për këtë çmim, duket se ka vendosur rryma konservatore në Komitetin e Nobelit.

“Besoj që shumë nacionalistë këtu do të jenë të lumtur. Në anën tjetër, kjo do të thotë që një infrastrukturë kulturore dhe letrare në Evropë ka vendosur që ta ndajë anën letraret Handkes nga angazhimi i tij politik dhe provokimi me Slobodan Miloshefiqin (liderin nacionalist të Serbisë gjatë luftërave në ish Jugosllavi), dhe në fakt, të një instrumentalizimi të çmendur të letërsisë dhe veprave të veta. E para, për të cilën mendoj, është varrimi i Sllobodan Millosheviqit dhe fjalimi i tij, pelegrinazhet e tij dhe krejt ajo çfarë ka bërë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Mendoj që kjo e ka diskredituar Handken përgjithmonë si një kandidat potencial për ndonjë çmim letrar të atij rangu”, është shprehur Iliq.

 

Biografia me plot kontestime

Ndonëse kritika shumë shpesh e ka cilësuar si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë në Evropë, opusi letrar i Handkes pati rënë në plan të dytë pasi që vitit 19996 pati publikuar esenë “Një udhëtim dimëror kah Danubi, Sava, Morava dhe Drina – ose drejtësia për Serbinë” dhe më pas edhe katër libra të intonuara në të njëjtën mënyrë.

Për shkak të mbështetjes së Serbisë së izoluar ndërkombëtarisht, vizitës së mëvonshme të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq në njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës, si dhe shkuarjes në varrimin e tij, Handke kryesisht është kritikuar, madje edhe është parë si famëkeq në opinionin ndërkombëtar, sikurse asnjë shkrimtar tjetër deri atëherë.

Salman Ruzhdi, i cili ishte edhe vet i përndjekur për shkak të “Vargjeve Satanike” të tij, e pati akuzuar shkrimtarin Handke për lojalitet ndaj “kasapit të Ballkanit”, siç e quanin Millosheviqin,si dhe për verbëri morale dhe urrejtje ndaj botës moderne.

Për shkak të “episodit me Serbinë”, madje janë kontestuar edhe mjaft çmime letrare që i kishte marrë. Në këtë mënyrë, çmimi Hajnrih Hajne, i cili i ishte ndarë në vitin 2006, ishte tërhequr pas reagimeve të politikanëve dhe medieve. Opinioni në Norvegji u ngjall për shkak ndarjes së çmimit Ibzen për Handken, ndërkaq që disa e patën krahasuar me Gebelsin.

 

Handke: Nuk e kam puthur arkivolin e Millosheviqit

Handke thotë që pati vendosur të shkojë në Serbi, më 1996, sepse për mediet perëndimore ajo ishte një “vrimë e zezë”.

“Në një moment e kam ditur që kjo është e pamundur, që vetëm njëra anë, një popull, të jetë fajtor për të gjitha. Dëshiroja të udhëtoj dhe që së bashku me ta të ndjej të gjithën”, pati thënë Handke në një intervistë për “Politikën” e Beogradit, para disa vitesh.

Më pas, në vitin 1999, i pati kritikuar intervenimin e NATO-s, ndërkaq që për shkak të deklaratave që “ata që e kanë bombarduar Serbinë dhe kanë vrarë mijëra njerëz – nuk i takojnë as Evropës e as Tokës”, ai i ishte nënshtruar dënimeve të ashpra.

Ai ka deklaruar se e ka vizituar Millosheviqin në Tribunalin e Hagës me lutjen e avokatit të tij Zdenko Tomanoviq. Në varrimin e ish-presidentit të Serbisë, në vitin 2006, në Pozharevc, ka deklaruar që ka shkuar me lutjen e familjes.

“Nuk kam vënë trëndafil në varrin e Millosheviqit, nuk e kam puthur arkivolin e tij, të gjith ato kanë qenë gënjeshtra që i ka lansuar e përjavshmja franceze “Nuvel Oservater”. Unë nuk kam qëndrim ndaj Slobodan Millosheviqit, refuzoj ta kem, por do të ndjehesha sikur kam lëshuar diçka të rëndësishme në rast se nuk do të shkoja në varrimin e tij”, ka thënë Handke në atë intervistë.

Pas shkrimit në të përjavshmen franceze, teatri “Komedi francez” e ka hequr pjesën e Handeks nga repertori.

Por, kjo nuk e gjunjëzoi atë në veprimtarinë e tij. Ai u takua me ish-presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili e falënderoi për angazhimin “ që serbët t’i paraqiten publikut në botë, në mënyrën më të besueshme”.

Handke ka thënë se nuk e shqetësojnë kritikat, sepse, sipas tij, “opinioni profesional e vlerëson lartë letërsinë time dhe kjo është kjo. Më shumë më shqetëson fakti që askush nuk dëshiron që ta hapë rrëfimin për krimet që Perëndimi i ka bërë ndaj serbëve. Thuajse më shumë më kënaqte sulmi i grupeve të organizuara që më prisnin para Teatrit kombëtar në Oslo se sa heshtja e Perëndimit”.

 

Kundërthënës që nga rinia

Handke, që nga rinia, ka nxitur kontestime. Kur kishte 24 vjet, në paraqitjen në një gjiro të “ Grupit 47”, gjiron letrare në Universitetin e Prinstonit, simpati kritikuar ashpër letërsinë gjermane për shkak “impotencës deskriptive”. Në vitin 1973 pati marrë çmimin e Bihnerit, i cili krahas çmimit të Getes, është çmimi më prestigjioz në Gjermani. Megjithatë, 70 veprat e tij me prozë dhe 20 drama, ranë në planin e dytë për shkak të shprehjes së qëndrimeve dhe veprimeve.

Publiku në Ballkan, i cili e mbanë mend Handken para fazës së mbështetjes për Serbinë, i vlerëson veprat e tij, sikurse “Rënia e madhe”, “Pasditja e shkrimtarit”, “Tmerri i zbrazëtisë” si dhe “Dje në rrugë”. Bëhet fjalë për veprën e përbërë nga shënimet “nga nëntori 1987 deri në korrik 1990”, kur udhëtoi nëpër Evropë dhe ish-Jugosllavi, me autobus, aeroplan, por edhe në këmbë.

 

Rrethanat e përcaktojnë shkrimtarin

Handke është i lindur më 1942, në krahinën austriake Korushka, në afërsi të kufirit me Slloveninë, si një fëmijë jashtëmartesor. Vetëm kur i mbushi 18 vjet e kuptoi se cili ishte babai i tij. Me nënën dhe njerkun është shpërngulur në Berlin dhe më pas u kthyen në vendlindje. Siç thekson shkrimtari Milenko Jergoviq, shkrimtarët i përcaktojnë rrethanat në të cilat janë rritur, por rrallëkënd sikurse Handken. Konkretisht, njerku ishte alkoolist dhe i dhunshëm, bashkëmoshatarët nuk e pranonin, sepse fliste me theks të Berlinit.

“Duke promovuar drejtësinë për Serbinë, ai e ka theksuar edhe drejtësinë për atë djaloshin nga askund i errët i Korushkës. Me siguri se më shumë i bënte për atë fyerjen e hershme të përjetuar, se sa për famën e ardhshme letrare. Që nga fëmijëria e tij ai e ka formësuar poetikën e tij dhe politikën e tij. Në fund, si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj evropian dhe botëror të gjallë, ka lejuar që rrethanat e rritjes ta robërojnë, ta izolojnë dhe konfrontojnë gati se me tërë elitën shoqërore dhe letrare”, thotë Jergoviq. 

Me siguri që Handke do të përjetojë çmimin Nobel si një lloj “drejtësie të vonuar” për veten. Por, është e sigurt që mbi veprën e tij letrare edhe më tej do të jetë hija e tij e veprimtarisë kontroverse.

Dhënia e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2018, që ishte shtyrë për një vjet - pasi që Zhan Klod Arno, bashkëshort i anëtares së Akademisë, Katerina Frostenson, në tetor, është dënuar me dy vjet burg,pasi që është gjykuar për dhunim – i ka takuar Olga Tokarçuk, për “ imagjinatës narrative, që me pasionin enciklopedik ka paraqitur kalimin e kufijve si formë të jetës”.

Katerina Frostenson pati dhënë dorëheqje, ndërkaq, që ngjarjet patën nisur krizën në organizatë, që përfshinte edhe pretendimet për konflikt të interesave dhe rrjedhje të emrit të fituesit të çmimit Nobel. E gjithë kjo rezultoi me “ulje të besimit të opinionit ndaj Akademisë”.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



Мода

Магазин "Стильпарк" в новой концепции открылся в Москве




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Game News

Для Summoners Kingdom: Goddess проходит пробный запуск на Android



Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



News Every Day

Inside wicked world of ‘skinny scams’ as Ozempic and weight loss drug fraud attempts rise into the hundreds of thousands



Блоги

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Москва

Жители Зарайска приняли участие в областном конкурсе на лучший подъезд



Бато Багдаев

Сказка Ульгэра «Волшебные башмачки Элли» по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города» - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети



Москва

Путин: Россия неизменно будет поддерживать КНДР в противостоянии коварному врагу



Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Александр Волков

«Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города» - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети



Симферополь

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире



Москва

Как Россия уступила Азербайджану значительные территории Дагестана и два села



Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Козлов: Россия и КНДР прорабатывают возможность запуска прямых рейсов





Путин в России и мире
Москва

ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА. ПРО НАУКУ АКТИВНОЙ ВСЕЛЕННОЙ. ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД.


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Джиган

Джиган и Оксана Самойлова привели на “Премию Муз-ТВ” в Москве ту самую “диско-бабушку из Сыктывкара” – любимицу Сергея Лазарева



Москва

«Накануне годовщины пригожинского мятежа»: Белоусов продолжает «перетрясать» хозяйство Шойгу

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net