Добавить новость





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, beson se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kupchan ka thënë se   shkëmbimin e territoreve do ta përkrahte për arsye pragmatike.

“Unë besoj se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave, sidomos nëse do të ofronte një mundësi për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në një mënyrë do të përbënte problem për rajonin, pasi do të rikrijoheshin mundësi për vija kufitare në baza etnike, por të paktën është një mundësi për të tejkaluar këtë situatë bllokuese. Kjo do të kërkonte më pas mbështetjen e popullsisë në Kosovë dhe Serbi, tani shihet se nuk ka disponim për një gjë të tillë, sidomos në anën e Kosovës. Mirëpo mendoj se evropianët dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të tentojnë të shtyjnë përpara Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bisedimet, sepse duhet të ketë normalizim dhe Kosova, që është de fakto e pavarur, duhet të bëhet de jure e pavarur për të pasur paqe afatgjatë në Ballkan”, ka thënë Kupchan.

Sipas tij muaj më parë disponimi për të negociuar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq ka qenë ndryshe, mirëpo dialogu tani gjendet në rrugë qorre edhe për shkak të tarifës prej 100 për qind, që Qeveria e kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj u ka vënë importeve nga Serbia.

...nëse do të ketë ndonjë një marrëveshje afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të shkëmbimit të territoreve, unë do ta përkrahja për arsye pragmatike.

“Ka qenë një kohë kur bisedimet në mes të presidentit Vuçiq dhe presidentit Thaçi, kanë treguar shenja të përparimit, sidomos sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve, ku disa pjesë në veri të Kosovës do t’i transferoheshin Serbisë dhe një pjesë e Luginës së Preshevës do të transferohej në Kosovë. Mirëpo ajo gjë duket se ka vdekur për shkak të kundërshtimeve të kryeministrit Haradinaj, një pjesë për shkak të kundërshtimeve nga Gjermania dhe palëve tjera evropiane, dhe tani jemi në një situatë kur ekziston një rrugë qorre, kryesisht për shkak të tarifave që Kosova ka vendosur.

I pyetur nëse ndonjë zgjidhje eventuale e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përfshinte shkëmbim territoresh, do të përbënte precendent në vendet tjera të Ballkanit, Kupchan është përgjigjur kështu:

"Çështja e shkëmbimit të territoreve është shumë kontraverse dhe shumica e analistëve për Ballkanin besojnë se duhet larguar nga tavolina. Unë mendoj se duhet të jetë aty sepse nuk e shoh shkëmbimin e territoreve më të pakëndëshëm politikisht apo moralisht sesa ndarja e Kosovës nga Serbia, e që ka qenë rikrijim i kufijve përgjatë vijave etnike. Andaj nëse do të ketë ndonjë një marrëveshje afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë për shkak të shkëmbimit të territoreve, unë do ta përkrahja për arsye pragmatike.

Por, po ashtu mendoj se është shumë e vështirë për Kosovën që të ecë përpara dhe të funksionojë si shtet demokratik kur ka një pjesë të territorit që nuk dëshiron t’i përkasë shtetit. Veriu i Kosovës ende ka lidhje të fuqishme me Serbinë, shumica e serbëve që jetojnë atje besojnë se nuk duhet të jetojnë brenda Kosovës, prandaj është një çështje e vështirë".

Por, a do të kishte rrezik të përhapjes së kësaj ideje?

Kupchan: Mendoj se ndoshta po. Mendoj se do të ketë individë, duke përfshirë vetë (liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad) Dodik, që do të thoshte se nëse veriu i Kosovës mund të shkëputet nga Kosova, atëherë pse Republika Srpska nuk mund të shkëputet nga Bosnja? Mirëpo sërish unë besoj se ana pozitive e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përbënte arsyetim, edhe pse ekziston mundësia e krijimit të trazirave në Bosnje dhe ndoshta edhe në Maqedoninë e Veriut, ku mund të ketë rritje të tensioneve në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve si pasojë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë në një pjesë të intervistës ai shprehet kështu:

Nëse përfshirja e veriut të Kosovës me Serbinë ndikon që ata (serbët) të kenë ndjenjën e kthimit të shtetit, ose aq sa për t’i shtyrë që ta njohin Kosovën si shtet, atëherë unë them se duhet të ndodhë kjo gjë. Sepse ky është hap tutje drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.​

Cila është politika e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi?

Kupchan ka treguar gjatë intervistës se beson që çështjet e Ballkanit nuk janë prioritet i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe se SHBA-ja nuk ka një politikë të qartë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Administrata Trump nuk i konsideron çështjet e Ballkanit si prioritet.

“Nuk besoj se ka një qëndrim të qartë të Qeverisë amerikane. Kam parë disa deklarata nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, që ka sugjeruar që nëse palët, pra Kosova dhe Serbia janë të gatshme të shkëmbejnë territore, atëherë Shtetet e Bashkura do ta përkrahnin këtë marrëveshje. Kam kuptuar se edhe ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka përkrahur ndonjë shkëmbim eventual të territoreve nëse palët do të pajtoheshin, mirëpo në anën tjetër ka shumë diplomatë amerikanë që kundërshtojnë këtë ide. Sinqerisht, mendoj se është e vështirë që të them se çfarë politike ka SHBA-ja në këtë pikë, ndonëse mendoj se nëse hiqen tarifat dhe rifillon dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit, atëherë ndoshta SHBA-ja mund të përfshihet më drejtpërdrejt në dialog dhe të tentojë të kujdestarojë ndonjë marrëveshje. Fakti që John Bolton në një pikë ka treguar përkrahje eventuale për shkëmbim territoresh, ka treguar se ai personalisht mund të përfshihet, nëse rrethanat e kërkojnë".

Kupchan ka thënë përveç tjerash, se në një situatë ideale do të duhej të kishte një diplomaci më energjike si amerikane ashtu dhe evropiane, kur është në pyetje Kosova dhe Serbia. Por, gjithsesi ai nuk është shumë optimist.

“Unë dyshoj se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen më shumë sepse në përgjithësi presidenti (amerikan, Donald) Trump synon të zvogëlojë angazhimet dhe jo t’i rrisë ato. Administrata Trump nuk i konsideron çështjet e Ballkanit si prioritet. Ajo është e fokusuar më shumë se si të largohet nga Siria dhe Afganistani, para zgjedhjeve më 2020. Prandaj dyshoj se do të shihni një ekip të Trumpit të përfshirë drejpërdrejt dhe të marrë rol udhëheqës në këtë çështje, sepse e shoh që ata nuk e kanë prioritet. Pra topi është ende në anën e Bashkimit Evropian, një komisionar i ri do të jetë në detyrë deri në fund të vitit, Evropa është ende e fokusuar në Brexit, me çështje të imigrimit, andaj edhe Evropa mund të mos ketë energjinë dhe kapacitetin që duhet për t’u përballur me këtë çështje”, ka shtuar ai.

Si përfundon rrëfimi për mospajtimet Kosovë-Serbi?

Kupchan: Unë besoj se ne e dimë ku do të përfundojë ky tregim. Kjo çështje përfundon kur vendet e Ballkanit integrohen në institucione atlantike dhe do të përfundojë me njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Pyetja është se sa kohë do të marrë për të arritur aty? Fatkeqësisht Serbia nuk po ndihmon në këtë proces duke anuar herë nga Bashkimi Evropian herë nga Rusia. Rusia manipulon me ndasitë në Ballkan për përfitime të saj. Ne e dimë se ajo ka tentuar të bllokojë integrimin e Malit të Zi në NATO, ka tentuar të bllokojë marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e dimë po ashtu se ka shfrytëzuar ndasitë në Bosnje, mirëpo në fund unë mendoj se vendet e Ballkanit do të shohin se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse integrohen në BE sesa nëse lihen në harresë. Në mendjen time qarkullon pyetja se kur do të kemi një udhëheqës të guximshëm që do të marrë këto vendime të vështira.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Ниже воды: как идет обновление подводного флота России



VIP

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России




Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Новости 24 часа

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



Game News

Для Summoners Kingdom: Goddess проходит пробный запуск на Android



Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»



News Every Day

Vavada Casino: a Leader in the Online Gaming Industry



Происшествия

Росгвардейцы обеспечили охрану общественного порядка в День поселка Вербилки



Москва

Роспотребнадзор зарегистрировал шесть случаев подозрения на ботулизм в Казани



Стинг

ФОТО ⟩ Стинг дал еще один концерт в Эстонии! Среди зрителей был и президент Алар Карис



Москва

Выездной пункт приема гуманитарной помощи отработал в селе Липицы



WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге



Азербайджан

Неблагодарный батька или о чем говорил президент Белоруссии с делегацией Азербайджана?



Симферополь

Фольклорно-литературная программа «Сказки детства, полные чудес, нас уводят в царство тридесятое»



Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



Москва

ЭКСПЕРТ АНАТОЛИЙ ГОЛОД ПРЕДЛАГАЕТ СЕНСАЦИОННО УЛУЧШИТЬ НАЛОГОВУЮ СФЕРУ!



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Сергунина сообщила о запуске онлайн-проекта об истории цифровизации Москвы





Путин в России и мире
Москва

ЯНДЕКС, АЛЕКСАНДР ПУШКИН, АНАТОЛИЙ ГОЛОД И "СВЯТОЙ ЛЕНИН" ВЕДУТ СЛЕДСТВИЕ ВЕКА! ВАЖНЫЕ СЕРЬЁЗНЫЕ ДАННЫЕ.


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Антонио Вивальди

Вивальди под небом



Москва

Факты нарушения общественного порядка в поездах дальнего следования пресечены в Карелии

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net