Këshilli Prokurorial i bën thirrje Kurtit t’i ndalë “shantazhet" ndaj prokurorëve dhe gjykatësve
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka dënuar ashpër të shtunën deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për prokurorët dhe gjykatësit “e korruptuar të elitës së vjetër”, pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë nën dyshimin për keqpërdorim me rezervat shtetërore më 18 gusht. Duke folur të premten vonë pas bastisjeve dhe arrestimeve, Kurti i cilësoi mediat dhe prokurorët e gjykatësit si “mbështetës të krimit", derisa e mbrojti ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari. Читать дальше...