Çmimi që paguajnë nxënësit për grevën
Psikologë, sociologë dhe prindër në Kosovë shprehen të shqetësuar për gjendjen psikologjike dhe sociale të fëmijëve, të cilët nuk kanë nisur ende vitin shkollor. Mësimdhënësit e të gjitha institucioneve publike janë në grevë, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj. Përjashtim bëjnë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët. Greva, përndryshe, ka lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës. Dhe, nuk ka asnjë datë të mundshme për fillimin e mësimeve. Читать дальше...