Kryetari i opozitës maqedonase pretendon se një protestues ka tentuar ta vrasë
Mijëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në ditën e pestë të protestave kundër propozimit francez, përmes të cilit synohet të tejkalohen disa mospajtime mes Shkupit dhe Sofjes, që do t'i hapnin rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut. Gjatë protestave, një person ka gjuajtur me armë zjarri në ajër. Kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski, i cili ka marrë pjesë në protestë, ka pretenduar se personi në fjalë ka dashur ta vrasë. Читать дальше...