Bie popullariteti i Putinit në mesin e rusëve
Një sondazh i ri, i publikuar të hënën, tregoi se numri i rusëve që e konsiderojnë presidentin Vladimir Putin si politikanin më të besueshëm të Rusisë, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Sondazhi i kryer në periudhën 20-26 shtator nga qendra e pavarur Levada, ka kërkuar nga të anketuarit të listojnë pesë ose gjashtë politikanë që iu besojnë më së shumti. Putini ka dalë i pari me 39%, i pasuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu - të dy me nga 15% mbështetje. Читать дальше...