Digjet një banesë në qendër të Prishtinës
Një banesë në qendër të Prishtinës u përfshi nga flakët. Policia nuk ka dhënë detajet se si erdhi deri te zjarri. Ndërkaq, nga Qendra Emergjente për Radion Evropa e Lirë kanë konfirmuar se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.