Fajon pret që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën
Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se pret që shpejt qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se pret që ky proces të përmbyllet dhe shtoi se argumentet kundër, që mund të kenë shtetet anëtare të bllokut, nuk do të mund të justifikohen.