May: Helmimi i ri me Noviçok, rast "shumë shqetësues"
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se hetuesit nuk do të lënë “gur pa lëvizur”, pas rastit të dytë të helmimit me agjent nervor, Noviçok në Britani. May i ka bërë këto komente së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, më 5 korrik në Berlin, një javë pasi një burrë dhe një grua janë sëmurë në Eimsbëri në Angli. Kjo qytezë gjendet 11 kilometra larg Sallsbërit, ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia, në muajin mars.