Ambasada e Guatemalës do të zhvendoset në Jerusalem
![Ambasada e Guatemalës do të zhvendoset në Jerusalem](https://gdb.rferl.org/AF5373FF-D545-4107-8C4B-5ECEE2EC6949_w800_h450.jpg)
Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales ka thënë se ambasada e këtij vendi që gjendet në Tel Aviv, do të zhvendoset në Jerusalem të Izraelit, në maj të këtij viti.
Morales, një aleat i ngushtë i presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha në një konferencë në Uashington se"unë do të doja të falënderoja presidentin Trump që udhëhoqi rrugën. Vendimi i tij na ka inkurajuar të bëjmë atë që është e drejtë".
Trump zemëroi botën arabe, aleatët dhe kundërshtarët kur njoftoi se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Palestinezët, ndërkaq, e konsiderojnë Jerusalemin kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Izraeli ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e ka shpallur kryeqytet, një lëvizje kjo që kurrë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar.