Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, mes vendimeve të para pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin.


Në mesin e urdhrave të parë ishte një falje e përgjithshme e mbi 1.500 personave të akuzuar për krime në trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.


Në mesin e atyre që do të përfitojnë nga kjo falje janë edhe të dënuarit për sulme ndaj zyrtarëve policorë.


Veprimi i Trumpit, vetëm disa orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, hap rrugën për lirimin nga burgu të atyre që janë shpallur fajtorë për sulme të dhunshme ndaj policisë, si dhe drejtuesve të grupeve ekstreme të djathta të dënuar për komplotet e dështuara për të mbajtur në pushtet republikanin pasi humbi zgjedhjet e 2020-tës ndaj ish-presidentit, Joe Biden.


Demokratët kritikuan ashpër vendimin për të përfshirë në falje edhe protestuesit e dhunshëm, krimet e shumë prej të cilëve u kapën në kamera dhe u transmetuan drejtpërdrejt në televizione.


Trump kishte sugjeruar në javët para rikthimit në Shtëpinë e Bardhë se në vend të faljeve të përgjithshme, ai do t’i shqyrtonte të gjitha rastet e të akuzuarve të 6 janarit një pas një. Ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance kishte thënë vetëm disa ditë më parë se njerëzit përgjegjës për dhunën gjatë trazirës në Kapitol “natyrisht” nuk duhej të falnin.


Trumpi, 78 vjeç, bëri betimin si president të hënën në ndërtesën e Kapitolit dhe, gjatë ceremonisë, ai e portretizoi veten si një shpëtimtar të zgjedhur nga Zoti për të shpëtuar një komb në rënie.


“Unë u shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai.




Trump nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv që pezulloi përkohësisht të gjitha programet e ndihmës të huaj të SHBA-së për 90 ditë, në pritje të një shqyrtimi për të përcaktuar nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.


Ende nuk dihet se sa është vlera dhe cilat ndihma do të preken nga ky urdhër, pasi financimi për shumë programe tashmë është miratuar nga Kongresi dhe duhet të shpenzohet, nëse nuk është shpenzuar ende.


Urdhri, ndër shumë të tjerë që Trumpi nënshkroi në ditën e tij të parë në zyrë, tha se “industria e ndihmës së huaj dhe burokracia nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste janë të kundërta me vlerat amerikane” dhe “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në shtetet e huaja që janë drejtpërdrejt të kundërta me marrëdhëniet harmonike dhe të qëndrueshme brenda dhe ndërmjet shteteve”.


Si pasojë, Trump shpalli se “asnjë ndihmë e mëtejshme e SHBA-së për jashtë nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.




Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra migrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të një takimi përmes një aplikacioni në telefon. Takimet ekzistuese u anuluan.


Afro 1.660 afganë që ishin miratuar nga qeveria amerikane për të emigruar në SHBA, përfshirë anëtarë të familjeve të personelit ushtarak amerikan aktiv, panë se fluturimet e tyre u anuluan si pasojë e një urdhri të Trumpit që pezullonte programet e refugjatëve në SHBA, tha një zyrtar amerikan dhe një avokat për zhvendosjen e refugjatëve.


Në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të çlironte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje.


Ai nënshkroi një urdhër për t'i dhënë fund një politike që u jep shtetësinë atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara, një veprim që me siguri do të shkaktojë një betejë të gjatë ligjore. Një urdhër tjetër ekzekutiv shpalli kartelet e drogës meksikane si organizata terroriste.


Trump tërhoqi përsëri Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën, duke larguar kështu ndotësin më të madh historik në botë nga përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike për herë të dytë brenda një dekade.


Një urdhër tjetër tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke deklaruar se agjencia globale e shëndetësisë kishte keqmenaxhuar pandeminë e COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare të shëndetit.


Plani, që përputhet me kritikat e vazhdueshme të Trumpit ndaj agjencisë shëndetësore të OKB-së, përfaqëson një ndryshim dramatik në politikën globale të shëndetit të SHBA-së dhe izolon më tej Uashingtonin nga përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar pandemitë.


“Po heqim gjithë kancerin ... të shkaktuar nga administrata Biden”, tha Trump ndërsa nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale.




Urdhra të tjerë revokuan politikat e administratës Biden mbi inteligjencën artificiale dhe automjetet elektrike. Ai gjithashtu urdhëroi punonjësit e qeverisë të kthehen në zyrë, në vend që të punojnë nga shtëpia.


Trump nënshkroi edhe dokumente për të krijuar një "Departament për Efikasitetin Qeveritar", një bord këshillimor i jashtëm i kryesuar nga miliarderi Elon Musk, që synon të kufizojë pjesë të mëdha të shpenzimeve qeveritare.


Në Departamentin e Shtetit, dhjetëra diplomatëve të lartë jo-partiakë iu kërkua të japin dorëheqjen si pjesë e një plani më të gjerë për të zëvendësuar nëpunësit civilë jo-partiakë me besnikë.


Trump tha në rrjetet sociale se ekipi i tij ishte në procesin e largimit të mbi 1.000 të emëruarve nga administrata Biden.


Ai gjithashtu tha se do të nxirrte urdhra për të hequr programet federale të diversitetit dhe për të kërkuar që qeveria të njohë vetëm gjinitë e përcaktuara në lindje.


Në një tjetër urdhër ekzekutiv të nënshkruar thuhet se Trump synon të rivendosë lirinë e fjalës dhe t’i japë fund censurës, duke tërhequr kritika nga kundërshtarë që theksojnë veprimet e tij të mëparshme kërcënuese dhe paditëse ndaj gazetarëve, kritikëve dhe kundërshtarëve politikë.


Trump dhe aleatët e tij republikanë kanë akuzuar administratën e ish-presidentit demokrat Joe Biden për nxitjen e shtypjes së lirisë së fjalës në platformat online.


Megjithatë, shumë nga akuzat kundër administratës së mëparshme janë përqendruar në përpjekjet qeveritare për të luftuar pretendimet e rreme mbi vaksinat dhe zgjedhjet.


Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi në qershor se qasja e administratës së Bidenit me kompanitë e mediave sociale nuk shkel Amendamentin e Parë të Amerikës për lirinë e shprehjes.


Trump, i cili mori detyrën të hënën, vetë ishte përballur me kufizime në rrjete sociale pas sulmit në Kapitolin e SHBA-së nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net