E djathta në BE “çekuilibron” Ballkanin
![E djathta në BE “çekuilibron” Ballkanin](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8926-08dc7bda559e_tv_w800_h450.jpg)
Mes zemërimit që buron nga rritja e kostos së jetesës, migrimi dhe mosbesimi në BE, partitë nacionaliste, populiste dhe ato të ekstremit të djathtë janë duke mbledhur mbështetje gjithnjë e më të madhe në Evropë. Vëzhguesit presin që kjo të reflektohet edhe në zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian e, me gjasë, edhe në politikëbërjen e pesë vjetëve të ardhshëm.