Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Aparatura "me tepricë" në QKUK

Janë së paku dy aparatura në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilat me vite nuk përdoren - qoftë për mungesë të materialit, apo të stafit.

Për pasojë, pacientët duhet t’u drejtohen klinikave private në vend apo jashtë dhe të paguajnë shuma të caktuara parash.


Një përvojë të tillë është duke e kaluar Arben Pireva. Mjekët i kanë rekomanduar që fëmijës së tij t’ia bëjë analizën e klorit të djersës.


Me këtë përcaktohet nëse pacienti ka ose jo fibrozë cistike - sëmundje që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.


“Në një kohë është bërë në laborator, aty në spital... Tash nuk po bëhet, për shkak të mungesës së preparateve. Kështu po më thonë”, rrëfen Pireva për Radion Evropa e Lirë.


“Duhet të bëhet privatisht, por edhe atje ishte me terminë. Duhet kohë dhe kushton”, thotë ai.




Në institucionet private shëndetësore, analiza e klorit të djersës kushton nga 80 deri në 150 euro.


Në Pediatri të QKUK-së gjendet aparati “Sweat-check” për këtë lloj analize, por ka më shumë se një vit e gjysmë që nuk përdoret, në mungesë të reagjentit, apo substancës që është e nevojshme për të detektuar praninë e një substance tjetër në organizëm.


“Mungesat kanë ndodhur, pasi për kohë të gjatë nuk ka pasur ofertues për furnizim me reagjentë. Tashmë është bërë zgjidhja dhe klinika pritet të furnizohet së shpejti”, thuhet në një sqarim me shkrim të QKUK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë.




Reagjentët për këtë analizë nuk janë pjesë e listës esenciale të barnave dhe duhet të blihen me anë të tenderit.


Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajçevci, shpreh bindjen se kërkesat për furnizim me reagjentë të tillë janë bërë me kohë.


“Analizat duhet të bëhen [edhe privatisht], sepse kur nuk ka material, duhet të diagnostikohet fëmija. Por, nuk është problem i Klinikës së Pediatrisë”.


“Qe një vit e gjysmë, sa jam unë drejtoreshë, nuk është bërë analiza e klorit në djersë. Nuk është bërë, sepse nuk ka pasur material. Materiali është kërkuar, por nuk ka pasur ofertues për të”, thotë Grajçevci.



Një tjetër aparat që e posedon Pediatria, por që nuk përdoret, është bronkoskopi.



Në vlerë prej qindra mijëra eurosh, ai mbetet i paketuar nga viti 2018, për shkak të mungesës së stafit adekuat për të operuar me të.


Bronkoskopi ndihmon mjekët që të diagnostikojnë sëmundje të ndryshme të mushkërive - nga infeksionet deri te tumoret.



Nga QKUK-ja thonë se kjo aparaturë nuk është duke u përdorur për shkak të mungesës së mjekëve që dinë të operojnë me të.



“Klinika e Pediatrisë posedon aparatin bronkoskop për nevoja të repartit të pulmologjisë. Një doktoreshë e këtij reparti është duke u trajnuar në Klinikën e Pulmologjisë, derisa të mund të punojë në mënyrë të pavarur”, thuhet në shpjegimin e QKUK-së.




Sipas disave, mospërdorimi i bronkoskopit në Pediatri nuk shkakton ndonjë dëm.

Drita Telaku-Qosaj, pediatre në repartin e pulmologjisë së kësaj klinike, thotë se ka metoda të tjera për ekzaminim dhe diagnostikim, që e zëvendësojnë bronkoskopin.

“Ky aparat ndihmon, por, fatmirësisht, malinjitete nuk kemi [ose] kemi tepër rrallë dhe ka procedura të tjera diagnostikuese. Është CT-ja dhe të tjera, nuk është vetëm bronkoskopia”, thotë Telaku-Qosaj.



Pediatri Hajdin Ymeri, i cili prej vitesh punon në repartin e pulmologjisë në Klinikën e Pediatrisë, thotë se në rrethana normale, bronkoskopi është i domosdoshëm.

“Një aparaturë e tillë është ndihmesë në diagnostikim. Ai aparat përdoret te rastet e fëmijëve me të cilët mund të bashkëpunosh në proces - do të thotë te mosha 5, 6, 7 vjeç e tutje dhe potencialisht i mbron nga rrezatimet me rëntgen”, thotë Ymeri.

Klinika e Pediatrisë në QKUK nuk është e vetmja që posedon aparatura që nuk i shfrytëzon.


Radio Evropa e Lirë ka raportuar për raste të ngjashme edhe në spitale rajonale të Kosovës.




Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës i kanë thënë më herët REL-it se bashkëpunojnë me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për blerjen e aparaturave, të cilat “profesionistët shëndetësorë i konsiderojnë të nevojshme”.


Por, një problematikë që e karakterizon sistemin shëndetësor të Kosovës prej vitesh, është edhe mungesa gjithnjë e më e madhe e stafit adekuat, apo largimit të tij.


Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2022, rreth 200 mjekë të profileve të ndryshme e kanë braktisur sistemin shëndetësor dhe kanë emigruar kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian.


Sipas kësaj ode, të larguarit ankohen kryesisht për kushte jo të mira pune, paga të ulëta dhe keqmenaxhim.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net