Mushkolaj: Mosverifikimi nga mediat online çon në dezinformim
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka prezantuar raportin hulumtues “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i KMSHK-së, Imer
Mushkolaj, tha se ndër problemet e mediave online sa i përket dezinformimit dhe
keqinformimit, janë mungesa e resurseve njerëzore në redaksi dhe mosverifikimi
i fakteve para publikimit.