Obama infektohet me koronavirus
“Kam pasur gërvishtje të fytit për disa ditë, por jam mirë”, tha Obama në llogarinë e tij në Twitter.
Ai po ashtu tha se është i lumtur që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle janë të vaksinuar edhe me dozën përforcuese kundër koronavirusit.
“Ajo ka dalë negative për koronavirus”, tha Obama duke iu referuar ish-zonjës së Parë, Michelle Obama.
Ai ftoi amerikanët që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19.