Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Nga mospranimi deri në dhunë: Krimet e pandëshkuara kundër LGBT-së

“Duke u fajësuar si fëmijë, që ti je marrja dhe turpi i shtëpisë, rritesh duke nënvlerësuar veten, duke u ndjerë se asnjëherë nuk je mjaftueshëm i mirë. Një gjë e tillë - mohim i plotë i ekzistencës sime - është një barrë e rëndë psikologjike, pasi përcillet me sfida të ndryshme”.


Kështu nis rrëfimin e tij për Radion Evropa e Lirë një i ri nga Prishtina, i cili është pjesëtar i komunitetit homoseksual. Ai thotë se është larguar nga familja e tij shtatë vjet më parë, kur ishte 19 vjeç, pasi prindërit nuk e kanë pranuar si homoseksual.  


“Mospranimi nga familja ndaj orientimit tim seksual dhe identitetit tim... ndonëse ata janë informuar nga vetë unë vite më parë, vazhdon ende”, thotë ai.    


“Është ngarkesë e rëndë që unë e shumë të tjerë si unë detyrohen të mbajnë seanca të vazhdueshme psikologjike, për t’i procesuar emocionet dhe mendimet, të cilat ndikohen negativisht pikërisht nga personat që supozohet të jenë mbështetësit më të mëdhenj të fëmijëve - prindërit”, thotë ky qytetar, duke mos dashur të identifikohet.  




Përveç mospranimit nga familjarët, personat që i takojnë këtij komuniteti në Kosovë raportojnë edhe dhunë nga ta.  


Prej shpërthimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, rastet e dhunës janë rritur edhe më shumë, thotë Lendi Mustafa, nga Organizata për Barazi dhe Liri “CEL Kosova”, e cila merret me çështjen e të drejtave të njeriut.  


Kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi masat për frenimin e pandemisë i kanë detyruar qytetarët të mbyllen nëpër shtëpi.  


“Ka dhunë fizike që të ndryshojnë me zor. Kjo është më e shprehur te gratë transgjinore. Shumica e rasteve që i kemi pranuar së voni, kanë qenë të moshës 16-17 vjeçare dhe e kanë pasur të pamundur të përballen me situatën”, thotë Mustafa. 


Trajektorja e rasteve të dhunës në familje, ku bëjnë pjesë edhe rastet e dhunës ndaj personave të komunitetit LGBT - përfshirë këtu lezbikët, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët - është rritur shumë në dy vjetët e fundit.   


Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2019 janë raportuar 1,915 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2020 ky numër është rritur në 2,069 dhe në vitin 2021 në 2,409.   


“Të gjitha rastet që kanë ardhur te ne, i kemi paraqitur në polici. Së paku këta që kanë përfituar prej shërbimeve që i kemi ofruar. Ka pasur disa raste të pakta që nuk kanë dashur ta raportojnë rastin në polici”, thotë Mustafa.   


Në raportin e publikuar më 13 janar, organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, me seli në SHBA, ka përmendur shqetësimin e organizatës “CEL Kosova” për hetimet joadekuate të kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes kundër personave dhe aktivistëve të komunitetit LGBT, sidomos në rrjetet sociale.


“Në korrik [2021], CEL ka raportuar se një aktivist i LGBT-së në Prishtinë është sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët e kanë pështyrë, duke i thënë: ‘Do të të vrasim’”, thuhet në raportin e HRW-së.


Shqetësime të ngjashme për këtë komunitet, Human Rights Watch ka ngritur edhe në raportet e viteve të kaluara. 


Neglizhenca nga drejtësia

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me hetimet e kësaj dhune, Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se “rastet e dhunës në familje, si p.sh. ato të komunitetit LGBT, nuk i ka të ndara si kategori”.


Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ofron ndihmë juridike grupeve të ndjeshme të shoqërisë, ku bën pjesë edhe komuniteti LGBT.


Arrita Rezniqi, nga kjo organizatë, thotë se institucionet e drejtësisë shpesh e neglizhojnë dhunën. 




“Kjo e tregon më së miri edhe gjendjen në të cilën jemi aktualisht. Fatkeqësisht, institucionet tona nuk po bëjnë mjaftueshëm dhe shumë prej rasteve ndoshta edhe po përfundojnë me fatalitet, si rrjedhojë e neglizhencës së këtyre institucioneve, si rrjedhojë e mungesës së profesionalizmit të tyre dhe mosveprimit të tyre në kohën dhe momentin e duhur”, thotë Rezniqi. 


Në raportin e vitit të kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim për dhunën në familje në Kosovë, duke thënë se ajo ka shënuar rritje.


“Dhuna seksuale dhe dhunimi që ndodhin brenda ose jashtë familjes, rrallë u raportuan nga viktimat, shpesh për shkak të stigmës shoqërore ose mungesës së besimit tek autoritetet”, është thënë në raport të DASH-it.


Parandalimi i dhunës në familje, prioritet i Qeverisë   

Duke parë trendin në rritje të dhunës në familje, në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se janë duke punuar në parandalimin e kësaj dukurie.   


Nita Shala, zëvendësministre në këtë ministri dhe njëherësh koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë hartuar strategjinë nacionale për mbrojtje kundër dhunës në familje dhe se ajo pritet të miratohet së shpejti nga Qeveria e Kosovës.


Sipas Shalës, parandalimi dhe adresimi i dhunës në familje është prioritet qeveritar, ashtu si edhe i dhunës në baza gjinore dhe dhunës ndaj grave specifikisht.    


“Ne kemi synim përmirësimin e situatës sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje, që nga momenti i raportimit të rastit, mënyra se si e procedon Prokuroria një rast të dhunës në familje, vendimmarrja nga ana e gjykatës, trajtimi që merr viktima në strehimore ose te punëtorët socialë”, thotë Shala.


Avokati i Popullit në Kosovë, në raportin e vitit të kaluar për të drejtat e njeriut, ka vlerësuar se personat LGBT në Kosovë “jetojnë ende me frikë për të shprehur orientimin e tyre seksual, për shkak të qasjes së shoqërisë dhe të homofobisë”.   


Lendi Mustafa, nga “CEL Kosova”, thotë se kjo organizatë, gjatë dy vjetëve të fundit, ka ndihmuar pesë persona të komunitetit LGBT, duke iu ofruar strehim dhe duke ua mbuluar shpenzimet ditore. 


Në Kosovë, Parada e Krenarisë organizohet qysh në vitin 2017 dhe aktivistët vazhdimisht kërkojnë që të lejohet martesa e gjinisë së njëjtë.  




Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për Familjen. 


Neni 21 i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian - bllokut ku Kosova synon të anëtarësohet - ndalon në mënyrë eksplicite diskriminimin e bazuar në orientimin seksual. 


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net