Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


S’ka para për Autostradën e Paqes

Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Merdar, që lidh Kosovën me Serbinë, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe jo gjatë këtij viti, siç ishte planifikuar, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.


Realizimin e këtij projekti e ka kërkuar Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) dhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).


Kjo autostradë, që njihet edhe si Autostrada e Paqes, është një nga projektet e përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump. Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për media më 1 shtator, ka thënë se Kosova ka hyrë në obligime për këtë projekt dhe ai do të zbatohet.


“Natyrisht se ky proces, për shkaqe financiare, mund të zvarritet, por është proces që do të përfundojë. Nga ana tjetër, i njëjti projekt nënkupton që duhet të realizohet nga ana tjetër (Serbia) e që deri më tani nuk ka pasur fare asnjë… Nuk mund të them me sigurinë më të madhe, por mendoj se në pranverë mund të kemi mundësi më të mira për financim”, ka thënë ministri Aliu.


Kjo autostradë, në territorin e Kosovës do të duhej të ishte vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila përfundon deri në Besi, fshat ky që gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Deri në Merdar janë edhe 27 kilometra. Sipas zyrtarëve të ish-qeverisë, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, kostoja e ndërtimit është mbi 200 milionë euro.




Kryeshefi ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha për Radion Evropa e Lirë se beson që ekzekutivi kosovar do të marrë përsipër zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.


“Këto zotime janë obligime shtetërore, duke e ditur se janë nënshkruar nga një qeveri e Republikës së Kosovës”, tha Zeka.


Ndërkaq, Oda Ekonomike e Kosovës i ka ofruar ndihmë Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të zbatojë projektet e Marrëveshjes së Uashingtonit, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, energjinë dhe krijimin e vendeve të punës.


Drejtuesi i kësaj ode, Berat Rukiqi, tha se çdo projekt infrastrukturor që lidh Kosovën me rrjete të rëndësishme të transportit, që do të lehtësonin qasjen në tregjet ndërkombëtare, duhet të jenë prioritet i qeverisë.


Megjithatë, ai përmes disa faktorë që mund të kenë ndikuar në mosrealizimin e Autostradës së Paqes.


“Mos të harrojmë një fakt se pandemia, zgjedhjet në SHBA, por edhe zgjedhjet në Kosovë e kanë ngadalësuar këtë proces. Në Amerikë pati ndryshime të pushtetit, që pastaj nuk ka nënkuptuar që menjëherë të vazhdohet me disa diskutime që kemi pasur. Do të mundohemi që gjatë vjeshtës të rifillojmë komunikimin dhe të shohim se cilat janë ato projekte me prioritet dhe realisht janë prioritet i sektorit privat”, tha Rukiqi.




Financimi i këtij projekti është thënë se do të bëhet nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe EXIM (Export-Import) Banka.


Në fund të shtatorit të vitit 2020, Kosovën dhe Serbinë e vizitoi një delegacion amerikan, në krye me Adam Boehler, kryeshefin e DFC-së, i cili bisedoi me autoritetet e të dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.


Në janar të vitit 2021, Arban Abrashi, që atë kohë ishte ministër në detyrë i Infrastrukturës, deklaroi se në mesin e vitit 2021 do të niste ndërtimi i Autostradës së Paqes.


Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar ish-ministrinë Abrashi, ish-ministren e Financave, Hykmete Bajrami për t’i pyetur nëse në buxhetin vitit të kaluar ka pasur mjete të mjaftueshme për realizimin e këtij projekti, por që të dy kanë qenë të paqasshëm.


Arian Zeka nga OEAK-u thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sqarojë pse nuk ka nisur ndërtimi i kësaj autostrade.


“Unë nuk mund ta konfirmojë arsyen e mosfillimit të ndërtimit, por mund të supozoj që është për shkak të prioriteteve të tjera që mund të dalin në ndërkohë, e të cilat kanë implikime të mëdha financiare, përfshirë këtu edhe masat mbështetëse për bizneset edhe duke ditur edhe kufizimet financiare që buxheti i vendit i ka, atëherë mund të arsyetohet një shtyrje e një projekti të planifikuar për këtë vit, për pranverën e vitit 2022”, tha ai.




Autostrada Durrës-Morinë-Prishtinë-Merdar-Nish është pjesë e rrjetit Bazik të Transportit në kuadër të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.


Kjo rrugë kalon përmes Kosovës, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë dhe në Merdar në kufirin me Serbinë, me një gjatësi totale prej 128 kilometrash dhe siguron qasjen e vendit në Detin Adriatik dhe në Detin e Zi, duke përmirësuar lidhjet me vendet e tjera të Ballkanit dhe Korridoret Evropiane të Transportit katër dhe dhjetë.


Projekti i autostradës në pjesën e Kosovës, nga Morina në Prishtinë, ka përfunduar dhe është lëshuar në qarkullim.


Përveç zotimit për ndërtimin e kësaj autostrade, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit, Qeveria e Kosovës është zotuar për zbatimin edhe të një projekti tjetër, atë të ndërtimit të hekurudhës Beograd-Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik. Ky projekt është thënë se do të financohet nga mekanizmat ndërkombëtarë.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net