Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Lidhjet e Serbisë dhe Bosnjës me Kinën

Lidhjet e Serbisë dhe Bosnjës me Kinën

Partitë politike në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë po thellojnë bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës, në kohën kur Perëndimi është i shqetësuar me përpjekjet e Kinës për të shtrirë ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, bashkëpunimi i partisë në pushtet në Serbi është më intensiv sesa i atyre në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më 6 korrik, në takimin online të Partisë Komuniste të Kinës, me rastin e 100-vjetorit të themelimit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njëherësh lider i partisë në pushtet - Partia Përparimtare Serbe - tha se “një shekull i ekzistimit të Partisë Komuniste të Kinës është shekulli i ndryshimeve më të mëdha në historinë e njerëzimit".

Fjalimin e tij, Vuçiq e mbajti nga selia e partisë së tij në praninë e rreth 300 zyrtarëve.

Vuçiq tha se nuk ka asnjë parti apo organizatë tjetër në botë që mund të mburret me rezultatet që i ka arritur Partia Komuniste e Kinës.

Sipas tij, më shumë se 700 milionë qytetarë kinezë kanë dalë nga varfëria dhe Kina, brenda disa dekadash, nga një vend në zhvillim, është bërë një superfuqi botërore.

Raportet mes dy partive në pushtet në Serbi dhe Kinë janë intensifikuar në vitet e fundit. Në qershor të vitit 2019, një delegacion prej 15 anëtarësh i Partisë Përparimtare Serbe bëri një vizitë studimore në Pekin, Nançang dhe Shangai - tri qendrat ekonomike dhe politike të Kinës.

Delegacioni u drejtua nga Marko Gjuriq, nga Partia Përparimtare e Serbisë. Ai më vonë u emërua ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.

"Ata shkuan atje në trajnim për të mësuar nga Partia Komuniste e Kinës. Ata i mirëpritën si vëllezër dhe motra", tha në po atë muaj Vuçiq.

Në lidhje më atë vizitë, Partia Përparimtare Serbe njoftoi se delegacioni kishte mundësinë të njihej me strukturën organizative dhe mënyrën e funksionimit të Partisë Komuniste të Kinës në nivel qendror dhe lokal.

Më 2019, Partia Përparimtare Serbe themeloi Akademinë e të Rinjve, e cila shërben për trajnimin e udhëheqësve të rinj.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe, por ata nuk iu përgjigjën pyetjes në lidhje me bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës dhe trajnimin e organizuar më 2019.

Stefan Vladisavlev, nga Fondi për Ekselencë Politike, një organizatë joqeveritare me seli në Beograd, thotë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës e kanë tejkaluar nivelin e një bashkëpunimi ekonomik dhe se ato kanë hyrë thellë në një fazë të zhvillimit politik.

Ai thotë se ky raport e ka çmimin e tij.

"Ne kemi dëgjuar deklaratat nga Serbia për mbështetje të integritetit territorial të Kinës dhe mosnjohjen e Tajvanit, pra mbështetje për politikën: Një Kinë. Gjithashtu edhe mbështetje të politikës së sigurisë së Pekinit në Hong Kong gjatë demostratave të vitit të kaluar”, thotë Vladisavlev.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Kina janë partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe Brukseli përmbahet ndaj kritikave për zhvillimet brenda Kinës. Kjo, shton Vladisavlev, i lejon Serbisë dhe partisë në pushtet të zhvillojnë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me partinë më të madhe komuniste në botë.

Ndërsa, sa i takon Uashingtonit, ai thotë se Serbia është ende jashtë perimetrit të konfliktit midis dy fuqive.

"Sidoqoftë, nëse tensionet në nivel global rriten, atëherë mund të presim që partnerët nga Uashingtoni të bëjnë presion gjithnjë e më të hapur ndaj zyrtarëve serbë, sepse ata sigurisht se nuk do të jenë të kënaqur me këtë nivel të partneritetit", thekson Vladisavlev.

Por, nuk është vetëm partia në pushtet e Serbisë që ka bashkëpunim me Partinë Komuniste të Kinës.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), president i së cilës është Bakir Izetbegoviq, dhe Unioni i Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD) i Millorad Dodikut kanë pikëpamje shumë të kundërta për çështjet e brendshme, por jo edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me Partinë Komuniste të Kinës.

Të dyja këto parti kanë marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Komuniste të Kinës.

Sekretari i Përgjithshëm i SDA-së, Halid Genjac, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi i këtyre partive me Partinë Komuniste të Kinës i përket sferës së interesit.

"SDA-ja është e interesuar për bashkëpunim me Kinën në interesa të caktuara, për të mirën e Bosnje dhe Hercegovinës", por, sipas tij, edhe "SNSD-ja është ndoshta e interesuar të ndjekë disa interesa për të mirën e entitetit të Republika Sërpskës”.

SDA-ja është partia më e madhe e boshnjakëve, ndërsa SNSD-ja e serbëve të Bosnjës.

“Kina është e njohur për politikën e saj të jashtme të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve tjera dhe pret që askush të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të saj. Planet e tyre bazohen në ekonomi dhe ata kanë ambicie të mëdha", tha Genjac, duke shtuar se Kina po përpiqet të arrijë qëllime të caktuara ekonomike në rajon dhe rrjedhimisht edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas tij, SDA-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e vetme politike në Kinë në fillim të viteve 2000 dhe, që nga ajo kohë, bashkëpunimi është zhvilluar në formate të ndryshme, por kryesisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike.

Një zyrtar i lartë i SNSD-së, Denis Shuliq, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi i kësaj partie me Partinë Komuniste të Kinës do të thotë bashkëpunim me Kinën. Sipas tij, ky bashkëpunim mund të rezultojë me investime të mëdha kineze.

"T'ju kujtoj se në Bosnje dhe Hercegovinë dhe jo vetëm në Republika Sërpska, një faktor i rëndësishëm kinez është ndërtimi i Bllokut 7 të termocentralit në Tuzla, për të cilin mendoj se është investimi më i madh i huaj në Bosnje dhe Hercegovinë. Tani po negociojmë për ndërtimin me koncesion të autostradës Banja Llukë - Prijedor dhe shumë projekte të tjera energjetike", tha ai.

Kjo parti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Komuniste të Kinës më 2016.

Vlera totale e projekteve kineze në Bosnje dhe Hercegovinë është 1.93 miliard euro dhe sa i takon vlerës së investimeve, Bosnje dhe Hercegovina renditet e katërta në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e dyta në rajon.

Rreth 50 anëtarë të SNSD-së morën pjesë në samitin online, të mbajtur më 6 korrik, me rastin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa nga partia SDA morën pjesë pesë anëtarë. Përveç këtyre dy partive, në samit morën pjesë edhe përfaqësuesit e partisë opozitare në Republika Sërpska, Serbët e Bashkuar, dhe Unioni Demokratik Kroat (HDZ).

Sipas profesorit në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, Asim Mujkiq, Kina po përpiqet të arrijë ndikim ekonomik përmes partive më të mëdha politike.

"Natyrisht, është në interes të Kinës që përmes grupeve autoritare politike, të cilat veçse janë në pushtet në të gjitha republikat ish-jugosllave, t’i bëjë investimet e saj, të cilat në një periudhë afatgjate do ta bëjnë të pranishëm interesin kinez në këtë rajon", thotë Mujkiq për Radion Evropa e Lirë.

Mujkiq beson se bashkëpunimi me një parti jashtëzakonisht autoritare dhe joliberale, siç është Partia Komuniste e Kinës, flet më së shumti për palët që nënshkruajnë marrëveshje me të.

"Fatkeqësisht, kjo përshtatet me trendin e përgjithshëm të organizatave politike joliberale në Evropën Qendrore dhe Lindore", thotë Mujkiq.

Ai kujton se Kina po përpiqet në çdo mënyrë të jetë e pranishme në Evropë, fillimisht përmes kapitalit.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Sead Turqallo, i tha Radios Evropa e Lirë se "arsyet e nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve janë pragmatike, sepse e vetmja mundësi, nëse dëshironi të bashkëpunoni me Kinën, është nënshkrimi i marrëveshjes politike me të vetmen palë që ekziston atje".

Vendet perëndimore në vazhdimësi po u bëjnë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të kenë kujdes në raport me bashkëpunimin me Kinën, pasi ajo synon të shtrijë ndikimin e saj në këtë rajon.

Në samitin e fundit të G7-ës, vendet anëtare, SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca dolën me propozimin për një plan të investimeve në infrastrukturë, i cili do të rivalizonte projektin “Brezi dhe Rruga” të Kinës.

Që prejse u lansua më 2013 nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, nisma “Brezi dhe Rruga” ka ndarë qindra miliarda dollarë për infrastrukturën e jashtme, duke rritur tregtinë dhe duke hapur rrugë që Pekini të krijojë lidhje të reja politike dhe ekonomike në mbarë botën.

Kjo ndërmarrje kaq e madhe - që Xi e ka cilësuar si “projekt të shekullit” - është shndërruar në shtyllën kryesore të politikës së jashtme kineze dhe në një mjet strategjik për Pekinin.

Nisma "Brezi dhe Rruga", që prej themelimit, ka mbështetur organizata ndërkombëtare në mbi 150 shtete - përfshirë edhe shumë në Perëndim - dhe ka zgjeruar fushëveprimin edhe në porte detare, tubacione dhe rrugë, por edhe në fushën e teknologjisë digjitale, atë të kujdesit shëndetësor dhe energjinë e gjelbër.

Por, jo të gjitha vendet mund të përballojnë koston e huasë së marrë nga Kina.

Shembull është Mali i Zi, një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, i cili ka huazuar një miliard dollarë nga Kina në vitin 2014, për të financuar pjesën e parë të autostradës prej 163 kilometrash, për në Serbinë fqinje.

Autostrada, e cila nuk ka përfunduar ende, dhe borxhi për të cilën Mali i Zi ka marrë kredi nga Banka Export-Import e Kinës, janë në qendër të një debati të nxehtë për ndikimin e Kinës në Evropë.

Por, në pamundësi për të kthyer borxhin, Podgorica i është drejtuar për ndihmë Bashkimit Evropian.

Kina ka përdorur edhe “diplomacinë e vaksinave” kundër koronavirusit për të shtyrë përpara përpjekjet e saj në Ballkanin Perëndimor.

Kina ishte ndër vendet e para që dërgoi vaksina dhe pajisje mjekësore në Serbi.

Përmes projekteve në Ballkan, Kina nuk ka vetëm motive ekonomike, por edhe të politikës së jashtme dhe qëllime strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Francis Fukuyama, profesor në Universitetin e Stanfordit dhe autor i librit të famshëm “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit” (The End of History and the Last Man).

Fukuyama ka thënë se blloku evropian duhet të këmbëngulë në kushtet për vendet që synojnë anëtarësimin, pavarësisht se Kina dhe Rusia po përpiqen të përfitojnë nga boshllëku i krijuar, për shkak të lodhjes së BE-së nga zgjerimi.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Калининградские каратисты показали способности на чемпионате СЗФО



Мир

День Земли - каждый день




Українські новини

Рушникосушки від Hygge Family: європейські стандарти якості на українському ринку



Новости 24 часа

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»



Game News

Here's what god rolls you should be farming for Destiny 2: Into the Light's Brave Arsenal weapon set



Москва

«Не смогла остановиться»: мать-одиночка Юлия Ефременкова купила восьмую квартиру



News Every Day

Ryan Poles Needs A Last-Minute Review Of His Quarterback Scouting Notes To Ensure Nothing Is Missed



Настроение

Утро у монастыря...



Москва

Песков заявил об испуге США после слов Дуды о ядерном оружии в Польше



НОПРИЗ

Удмуртский проект победил в Международном профессиональном конкурсе НОПРИЗ на лучший проект – 2023



Москва

Песков заявил об испуге США после слов Дуды о ядерном оружии в Польше



WTA

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде



Москва

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»



Чемпионат

В Орле определился победитель Чемпионата Черноземья по хоккею с шайбой



Симферополь

Литературно-поэтический час «Ушла на фронт ещё девчонкой...»



Москва

звезды шоу-бизнеса посетили весеннюю неделю моды estet fashion week



Москва

Собянин представил масштабную программу фестиваля "Пасхальный дар"



Москва

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Концентрация песка в городском воздухе возвращается к обычным значениям





Путин в России и мире
Москва

Politico: Россия проиграет войну с НАТО, предупреждает Польша (Topmember)


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Это - война: литовские беспилотники попытались атаковать Минск




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире
Москва

Дух разделения в Святой Руси, или Можно ли лишиться сана за отпевание Навального*



Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



София Ротару

Данил Барановский и внучка Софии Ротару



Москва

Корпорация развития представила нижегородский опыт по формированию муниципального инвестпрофиля на Всероссийском форуме

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net