Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Kuvendi i Shqipërisë voton për shkarkimin e presidentit Meta

Kuvendi i Shqipërisë voton për shkarkimin e presidentit Meta

Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Pas një debati që zgjati rreth katër orë, kuvendi fillimisht votoi raportin nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta me 104 vota për, shtatë kundër, dy abstenim dhe një fletëvotimi ishte i pavlefshëm.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku tha se Meta nuk është i shqetësuar nga “vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit (deponi mbeturinash) parlamentar monist”.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, shkroi Blushi.

Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.

Iniciativa për shkarkim, sipas Kushtetutës, duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij ose 94 deputetë.

Më pas, Kushtetuta parasheh që vendimi i kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaron shkarkimin e presidentit kur vërteton fajësinë e tij, apo shkeljet kushtetuese që i ka nxjerrë raporti dhe kuvendi i ka votuar.

Rama: Meta ka turpëruar popullin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste që ka nisur iniciativën për shkarkimin e presidentit, gjatë seancës tha se Meta ka shkelur kompetencat e tij si president i vendit dhe se kuvendi sot do të votojë shkarkimin e tij.

“Meta ka tradhtuar misionin e presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA-në, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90 për qind të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me vote”, tha kryeministri Rama.

PD e konsideron antikushtetues shkarkimin e Metës nga kuvendi

Partia Demokratike e Shqipërisë e quajti “sulm antikushtetues të parlamentit jolegjitim” mbi institucionin e presidentit vendimin për shkarkimin e tij.

“Ky akt thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Në deklaratën për media, PD thotë se “përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor”.

Partia Demokratike thotë se e konsideron antikushtetues vendimin e “kuvendit njëpartiak për shkarkimin e presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e presidentit të Republikës”.

Ndërkaq, Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e presidentit, Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Në këtë raport, ndër tjerash thuhet se “presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga Komisioni si shkelje të rënda”.

Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezantoi para kuvendit raportin e këtij komisioni, duke thënë se kanë arritur në përfundim se Meta ka kryer shkelje të rënda dhe aktet e tij bien ndesh me nene të Kushtetutës dhe se presidenti ka shkaktuar dëm të madh për vendin dhe raportin me aleatët.

“Komisioni ushtroi veprimtarinë bazuar në funksionimin e procedurave dhe vendosi miratimin e raportit përfundimtar të hetimit, që paraqet gjetje të përcaktuara dhe në kërkesën e 49 deputetëve për shkarkimin e presidentit, Komisioni u bazua në fakte dhe rrethana të cilat janë shënuar edhe në raport. Presidenti me veprimet e tij ka shkelur shumë nene të Kushtetutës, të cilat konsiderohen si shkelje të rënda. Sjelljet e presidentit kanë pasur një ndikim shumë të keq në opinionin publik dhe në politikë”, tha Hyseni.

Ndërkohë, Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të tretë, ka nisur një proces me të cilin pretendon ta shkarkojë presidentin duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën me gjuhën e përdorur në deklaratat e tij para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.

Deputetët socialistë kanë thënë se presidenti Meta ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë dhe se “me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë”.

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk është paraqitur në asnjë prej seancave, pavarësisht thirrjeve që iu bën nga Komisioni Hetimor dhe nga deputetët e PS-së.

Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Ndërkohë, teksa kuvendi diskuton shkeljet e tij të Kushtetutës, Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës teksa ky ansambël po vallëzonte vallen tradicionale.

Përfundimisht, vendimi i kuvendit për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që është pjesë kyçe e procesit të shkarkimit të presidentit, pas një krize të gjatë mosfunksionimi, ka filluar punën në janar të këtij viti, ndonëse ende nuk është e kompletuar plotësisht.

Gjatë tërë tranzicionit të saj demokratik, Shqipëria është përshkruar nga polarizimi politik që shpesh ka minuar reformat e përgjithshme dhe ka nënvlerësuar ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Në rast të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese, presidenti Meta do të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Выставка проекта Нижегородского планетария «Вселенная BRICS» открылась в Архангельской области



Здоровье

Дети-пациенты посетили развлекательный центр






Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В России замечен доступный кроссовер по цене Lada Granta: что о нем известно?





Путин в России и мире
Москва

Путин с Собяниным приехали в Храм Христа Спасителя на Пасхальное богослужение


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Русских заявил о субсидировании новых авиарейсов до Минска




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Bon Jovi

Голос на исходе // Bon Jovi отметили 40-летие фильмом о себе



Москва

Киров оказался в конце рейтинга по качеству жизни в 2024 году

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net