Orban: Hungaria ka vaksinuar gati 40 për qind të popullsisë
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se Hungaria do të arrijë shkallën 40 për qind të vaksinimit kundër koronavirusit, në mesin e javës së ardhshme.
Kjo gjë, sipas tij, përbën pikë kthese, pasi do të mundësojë rihapjen e sektorëve të ndryshëm.
Orban, i cili përballet me zgjedhje këtë vit, i ka thënë radios shtetërore më 23 prill, se duke nisur nga java e ardhshme, ata që janë pajisur me certifikata të vaksinimit, do të mund të shkojnë nëpër hotele, brenda nëpër restorante, teatro, kinema, palestra, dhe organizime sportive.
Hungaria, ekonomia e së cilës është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit, ka nisur të rihapë gradualisht dyqanet dhe shërbimet tjera më herët gjatë këtij muaji.
Oda e Mjekëve të Hungarisë e ka quajtur të hershëm këtë vendim.
Pavarësisht suksesit me fushatë të vaksinimit, Hungaria është duke u përballur së fundmi me shkallë të lartë të fatalitetit dhe infektimit.
Ky vend i Evropës Qendrore, me 9.8 milionë banorë, ka regjistruar pothuajse 761,000 të infektuar me 26,000 viktima me koronavirus.