Papa: Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në ujë të pijshëm
Papa tha të dielën se "shumë njerëz kanë qasje të kufizuar në ujë, i cili ndodhë të jetë i ndotur". Ai i inkurajoi të gjithë që të "reflektonin në vlerën e kësaj dhurate të mrekullueshme dhe të pazëvëndësueshme të Zotit".
"Është e nevojshme të sigurohet ujë i pijshëm dhe shërbime higjienike për të gjithë njerëzit", tha Papa Françesku.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 2 miliardë njerëz në botë përdorin burime të ujit të pijshëm që është i ndotur.
Kombet e Bashkuara në një raport të vitit të kaluar vlerësuan se 43% e shkollave në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë dhe sapun për larjen e duarve.