Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Kosova pa sovranitet ajror

Kosova pa sovranitet ajror

Biletat e udhëtimit me aeroplan për dhe nga Kosova, mund bëhen më të lira, kurse udhëtimet nga dhe në vendet perëndimore - më të shkurtra, falë hapjes së korridoreve të reja të Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kosova, megjithatë, ende nuk arrin të kontrollojë të gjithë hapësirën ajrore dhe kjo është duke i kushtuar.

Për hapjen e korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka njoftuar NATO-ja më 11 shkurt, ku është shtuar se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterrimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6,250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi. Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Ndryshe, në hapësirën e ulët Kosova deri tash e ka shfrytëzuar vetëm korridorin me Maqedoninë e Veriut, thotë drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.

"E rëndësisë së veçantë është se për avio-kompanitë të cilat [operojnë] dhe vijnë nga vendet perëndimore (me hapjen e korridoreve të reja) do të ketë nga 10 deri në 15 minuta fluturime më të shkurtra. Njëkohësisht do ketë më pak emetim të karbonit dhe do të kemi një ambient më të pastër. Besojmë dhe vlerësojmë se kjo do të ndikojë edhe në uljen e kostos së vajtje-ardhjes së biletave për qytetarët", thotë Nuredini.

Sipas tij, autoritetet përkatëse vazhdojnë të angazhohen në mënyrë intensive që Kosova të normalizojë plotësisht hapësirën e saj ajrore me vendet fqinje siç janë Mali i Zi dhe Serbia.

"Ne shpresojmë që në vitin 2021 Kosova, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e aviacionit civil, të ketë raporte të normalizuara”, thekson Nuredini.

Ai shton se komunikimet dhe bisedimet për normalizimin e raporteve në aspektin e aviacionit civil, i ndërmjetëson KFOR-i apo NATO-ja.

Korridori me Serbinë mbetet i mbyllur

Korridori me Serbinë është pezulluar që nga viti 1999, gjë që bën që fluturimet të jenë më të gjata, rrjedhimisht edhe më të shtrenjta, për dhe nga Kosova. Edhe pse ka pasur paralajmërime që në dialogun Kosovë-Serbi do të bisedohet për hapjen e këtij korridori, kjo nuk ka ndodhur.

Ali Aliu, njohës i çështjeve të aviacionit civil, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës, deri tash nuk janë marrë sa duhet me çështjet e aviacionit dhe menaxhimin e hapësirave ajrore.

Sipas tij, çështja e normalizimit të hapësirës ajrore me vendet fqinje është dashur të përfundojë shumë kohë më parë.

"Doemos është dashur që politika të luajë rolin e saj dhe me këmbëngulje të hyhet në biseda, me këmbëngulje të kërkohet ajo çka na takon si me Serbinë, po ashtu edhe me Malin e Zi. Mendoj se nuk është bërë sa duhet. Ndoshta këtu ka ndikuar mosnjohja e problematikës, shkojnë bisedojnë atje dhe nuk e dinë për çka kanë shkuar", shprehet Aliu.

Mekanizmat përkatës, thotë Aliu, kanë arritur të shkollojnë kuadro të reja dhe siç shprehet ai, Kosova tashmë ka edhe infrastrukturën e duhur për menaxhimin e hapësirës ajrore.

Ndryshe, drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, thotë se plani në të ardhmen është që Kosova të menaxhojë edhe hapësirën e lartë ajrore. Mosmenaxhimi i hapësirës së lartë, aktualisht po i shkakton Kosovës humbje të konsiderueshme.

"Kosova çdo ditë që nuk e menaxhon hapësirën e vet ajrore, ka humbje në aspektin financiar dhe e rëndësishme mbi të gjitha është se sovraniteti ajror ende nuk është nën autoritetet vendore. Po, të menaxhohej hapësira ajrore, të hyrat do të ishin relativisht prej 5 deri në 8 milionë euro në vit, por gjithherë në varshmëri prej avio-kompanive, të cilat kanë shfrytëzuar lundrimin ajror në Republikën e Kosovës”, thotë drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.

Ai shton se bazuar në të dhënat që kjo agjenci posedon e që janë publike, për vitin 2019 Hungaro-Control ka menaxhuar trafik ajrore prej 150 deri në 170 mijë fluturimesh, të cilat e kanë shfrytëzuar territorin e Kosovës si transit.

HungaroControl-i më 2014 kishte marrëveshje pesëvjeçare për kontroll të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës dhe meqë Kosova ndërkohë nuk kishte arritur t’i plotësonte kriteret, në marrëveshje me NATO-n, i është zgjatur marrëveshja për një afat të pacaktuar.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Архангельские любители чир спорта показали красоту грации на чемпионате Поморья



VIP

Галина Янко: главные традиции и приметы Пасхи






Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Синоптик Позднякова: москвичей 7 мая ждет аномально холодная погода





Путин в России и мире
Москва

Ушаков: Путин и Пашинян расставят точки на «и»


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Польский судья приехал в Минск и попросил защиты у Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова заявила, что считала Кудрявцеву подругой до критики



Москва

В российских регионах появилась новая схема мошенничества

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net