Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Kuzhinierët vs. shkencëtarët: Lufta e Francës për të ngrënë jashtë

Kuzhinierët vs. shkencëtarët: Lufta e Francës për të ngrënë jashtë

Restoranti “Chez Francoise” gjendet në afërsi të Parlamentit francez dhe në librin e vizitorëve të këtij restoranti gjenden edhe nënshkrimet e ish-liderëve francezë, përfshirë të Nicolas Sarcozy dhe Francois Hollande. Në opsione përfshihet dhe “Menyja Parlamentare” – ku përfshihet mish i derrit të egër me gështenja, mish viçi dhe krepa.

Në fund të muajit shtator, teksa vala e dytë e koronavirusit goditi Francën, këshilltarët shkencorë të qeverisë dëshironin të vendosnin masa të reja ndaj bareve, restoranteve dhe kafeneve.

Nga frika se biznesi i tij do të goditej nga këto masa kundër koronavirusit, Pascal Mousset, që është pronar i “Chez Francoise” dhe i katër restoranteve të tjera në kryeqytetin francez, kërkoi ndihmë nga një mik i vjetër.

“Për hir të Zotit mos e mbyllni Parisin”, Mousset i kishte shkruar në një mesazh Alian Grisetit, zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Mousset tregoi për këtë mesazh që i kishte dërguar këtij pjesëtari të Qeverisë franceze gjatë një interviste për agjencinë Reuters. Para se Griset të zgjidhej zëvendësministër në korrik, ky politikan ishte klient i rregullt i “Chez Francoise”. Griset ka thënë se e njeh Moussetin tash e disa vite, por kontaktet e tyre gjatë kohës së pandemisë COVID-19 ishin pjesë normale e shkëmbimeve të pikëpamjeve ndërmjet qeverisë dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Kjo përpjekje e Mousset ilustron një fushatë të gjerë në Francë dhe në botë nga pronarët e bizneseve të cilët po kundërshtojnë masat e shkencëtarëve, që kanë për qëllim ngadalësimin e pandemisë COVID-19. Në Paris, kjo duket se ka ndihmuar, të paktën për një kohë. Restorantet dhe kafenetë kanë qëndruar të hapura edhe për disa javë.

Kjo është një luftë që po zhvillohet në forma të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës. Në Francë – shteti që zbuloi kuzhinën e nivelit të lartë, ku shumica e votuesve i shohin kafenetë dhe baret si pjesë thelbësore të jetës – pronarët e këtyre bizneseve e çuan kuazën e tyre deri në nivelet më të larta politike.

Shefat e famshëm të kuzhinës folën për këtë kauzë në emisione të ndryshme. Punëtorët e restoranteve protestuan në rrugë. Dhe fushata –siç thanë për Reuters dhjetëra njerëz që ishin të përfshirë nga të gjitha palët –ka përfshirë edhe takime prapa dyerve të mbyllura.

Kjo betejë shpesh ishte e pabarabartë, thanë katër shkencëtarë që këshillojnë Qeverinë franceze. Shkencëtarët thanë se ata e kuptojnë se transmetimi i virusit shpesh zinte vendin e dytë në atë që ishte e pranueshme politikisht edhe nga shoqëria.

Për Yazdan Yazdanpanah, anëtar i Këshillit Shkencor – një trup i pavarur këshillues për qeverinë – kjo eksperiencë ka treguar se komuniteti shkencor duhet të punojë më shumë që zëri i shkencëtarëve të dëgjohet.

“A duhet që ne të ndërmerrnim masa më të ashpra, më shtrënguese?”, pyet Yazdanpanah.

“A duhej që t’i shpjegonim gjërat më mirë? Ne duhet të mësojmë se si të komunikojmë më mirë, të edukojmë, më shumë se më parë”, shprehet ai.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë tha se qeveria gjithmonë ka vendosur në rend të parë interesin e shëndetit publik. Kjo zëdhënëse tha se administrata e Presidencës franceze ka bërë konsultime transparente me grupet e industrisë.

“Në asnjë moment ne nuk kemi bërë kompromis ndaj këshillës për shëndetin publik”, tha ajo.

Për dy muaj me radhë, restorantet sërish po luftojnë që të lehtësohen masat e izolimit. Infektimet e reja në Francë kanë rënë, pas një rritjeje të shënuar në fillim të nëntorit, por shteti sërish po regjistron mbi 500 viktima në ditë, duke u bërë njëri nga shtetet me numrin më të lartë në botë të viktimave në baza ditore.

Mënyra e jetesës

Francezët, më shumë se çdo qytetar i ndonjë vendi tjetër të zhvilluar, shpenzojnë më së shumti kohë duke ngrënë apo pirë, thuhet në të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Një pjesë të madhe të kësaj kohe, francezët e kalojnë në kafene dhe restorante. Për shumë njerëz që punojnë, dreka me kolegë apo me klientë është pika kryesore e ditës.

“Virusi po dëmton shumë mënyrën e jetesës së francezëve – ngrënia e ushqimit, pirja e një gotë vere dhe biseda”, tha Julien Borowczyk, doktor dhe anëtar i parlamentit, ku është pjesë edhe e Komisionit që mbikëqyrë sesi qeveria po menaxhon situatën epidemiologjike.

Për më tepër, në rajonin e Parisit është koncentrimi më i madh në Evropë i vendeve të punës dhe shërbimeve të ushqimit dhe akomodimit, me pothuajse 400,000 persona që punonin në këtë sektor më 2017, thuhet në të dhënat e agjencisë së statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat.

Në gusht, qytetarët francezë po shijonin stinën e verës. Mbyllja e parë mbarëkombëtare kishte përfunduar në maj, ndërsa rastet e reja kishin rënë dukshëm dhe pothuajse 200,000 baret, restorantet dhe kafenetë në këtë shtet, po gumëzhinin.

Por, po atë muaj, infeksionet e reja u rritën. Këshilli Shkencor kishte paralajmëruar zyrtarët që të prisnin rritjen e infektimeve të reja.

Më 11 shtator, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, publikuan një studim ku thuhej se të rriturit që kanë dalë pozitivë për COVID-19 kanë pasur dyfish gjasa më shumë të kenë darkuar në restorante sesa të tjerët. Shkencëtarët francezë thanë se ky hulumtim i SHBA-së konfirmoi dyshimet e tyre: pas shtëpive private, gastronomia ishte një vektor alarmues për infeksionin.

Njerëzit nuk po respektonin masat si duhet, tha Didier Lepelletier, bashkëkryesues i një grupi punues për COVID-19 i Këshillit të Lartë për Shëndetin Publik – trupit kryesor këshillues të qeverisë, që ka ndihmuar në draftimin e udhëzuesve për mbrojtje nga koronavirusi.

Ditën kur raporti i Qendrave për Parandalimin e Sëmundjeve u publikua, presidenti i Francës, Emmanuel Macron udhëhoqi takimin e task-forcës së tij për COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran bëri presion që restorantet, baret dhe kafenetë të mbylleshin në Marsej dhe Bordo – qytete ku kishte më shumë raste me koronavirusin e ri, sipas dy personave që ishin në dijeni të diskutimeve që ndodhën në atë takim.

Presidenti Macron tha jo, duke i thënë ministrit Veran që të koncentrohej në përmirësimin e testimeve. Ai po ashtu ishte i shqetësuar për ekonominë dhe lidhur me atë nëse francezët do të pranonin masat, tha një ligjvënës francez.

Zyra e Macronit nuk ka pranuar që të komentojë lidhur me bisedat që janë zhvilluar në këtë takim dhe njëjtë veproi edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Më 22 shtator, Këshilli Shkencor lëshoi një memo, ku rekomandonte që të mbylleshin baret dhe restorantet, nëse nuk respektojnë masat më të ashpra të sigurisë.

Qeveria urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve në Marsej, ndërkaq në Bordo, ato vazhduan të qëndrojnë të hapura.

Sektori i gastronomisë në Paris, pritet që të jetë sektori i radhës që do të përballet me këto masa.

“Ne i thamë vetes: duhet të bëjmë diçka”, thotë Stephane Manigold, pronar i katër restoranteve në Paris, përfshirë edhe ato që pjata kryesore kanë kallamarin, gjalpin e zi të limonit nga Irani, farërat e karamelizuara dhe kungujt e marinuar, ushqime këto që i kanë ndihmuar atij të fitojë rekomandim në revistën Vogue.

“Ne do të qëndrojmë të hapur”

Industria filloi që të shfrytëzojë ndikimin që ka.

Qytetarët që darkojnë në restorante mbajtën takime në platformën Zoom, në mënyrë që personat e famshëm të mund të bënin një plan verpimi, tha Jacques Bally, ish-shef në restorantin Gault et Millau, i cili është në kontakt me shumë nga personat që ishin të përfshirë në këtë nismë.

Grupeve të lobimit iu bashkuan edhe shefat e njohur të kuzhinës përfshirë edhe Philippe Etchebest dhe Alian Ducasse, që udhëheqë restorantin në hotelin Dorchester.

Nën moton “Ne do të qëndrojmë të hapur”, ky koalicion ka organizuar protesta në Marsej dhe Paris.

Duke i ndihmuar kauzës së gastronomëve, shkencëtarët, që përfaqësojnë pikëpamjet e pakicës, në dy letra të publikuara, argumentuan se vala e dytë ishte stërmadhuar.

Prapa skenave, Manigold po i dërgonte mesazhe private në WhatsApp, Bruno Le Maire, ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Ai i tha ministrit Le Maire se mbështetja e shtetit ndaj stafit të restoranteve ishte shumë më pak bujare sa që mendonte ministri. Ministri i kërkoi atij që të vazhdonte “t’i dërgonte informacione”, tha Manigold.

Zëvendësi i Le Maire, Griset, ka zhvilluar 16 takime me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë nga data 24 korrik deri më 15 nëntor, thuhet në të dhënat zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, ai po ashtu ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Griset i tha agjencisë Reuters se gastronomia ishte nga sektorët të goditur më së keqi, prandaj ai vendosi që të dëgjonte pikëpamjet e përfaqësuesve të këtij sektori. Ai tha se shëndeti publik asnjëherë nuk është vënë pas interesave ekonomike.

Presidenti Macron po ashtu ka qenë i përfshirë në këto takime. Gjatë kësaj kohe ai shkoi në një restorant në Paris për të ngrënë, në të njëjtën restorant që e frekuentonte shpesh para se të zgjidhej president, thanë burimet brenda kësaj industrie. Presidenti kishte biseduar me stafin e kuzhinës së restorantit dhe me pronarët, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre, thanë burimet.

Zyra e Macronit nuk ka pranuar që të komentojë për këtë gjë.

Takim urgjent

Më 29 shtator, tre ditë pasi pronari i “Chez Francoise” i kishte shkruar një mesazh zëvendësministrit Griset, Franca shënoi mbi 8,000 raste të reja me COVID-19, shifër kjo më e ulët se rastet e shënuara më herët gjatë atij muaji.

Shefi i Grisetit, ministri Le Maire dhe kryeministri Jean Castex morën kërkesat nga shoqatat që përfaqësojnë industrinë për një takim urgjent. Në agjendë: mbyllja e mundshme e të gjitha restoranteve, bareve dhe kafeneve në mbarë Francë, tha për Reuters në person që kishte dijeni për këtë çështje.

Përfaqësuesit e industrisë kishin një propozim. Nëse ata premtonin se do t’i respektonin masat, a do të ishte e mundur që restorantet të qëndronin të hapura? Zyrtarët më këtë takim vendosën që ta analizonin edhe më tej këtë propozim.

Pas një jave, Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik miratoi këtë propozim, kur edhe u publikuan masat e reja. Në masat e reja nuk u përfshi mbyllja e restoranteve.

Të pyetur për këtë çështje, Zyra e Kryeministrit të Francës tha për Reuters se qeveria ka vepruar në bazë të opinionit të Këshillit të Lartë, duke shtuar se masat kanë pasur sukses në mbajtjen nën kontroll të valës së dytë dhe në të njëjtën kohë kanë kufizuar dëmin ndaj ekonomisë.

“Menaxhimi i kësaj krize kërkon ecje nëpër një litar të hollë ndërmjet mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë sonë. Kjo është ajo se çfarë po bën qeveria”, thanë nga Kryeministria.

Katër javë pas këtij takimi, më 27 tetor, rastet e reja në Francë kishin shënuar rekord: 33,417 raste të reja dhe 148 pacientë të rinj ishin shtruar në kujdesin intensiv. Ndërkaq, u regjistruan 523 vdekje.

Një ditë më pas, Macroni njoftoi për izolim mbarëkombëtar, ku u përfshi edhe mbyllja e të gjitha restoranteve dhe kafeneve. Ato do të jenë të mbyllura përgjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe do të rihapen më 20 janar, më së afërmi.

Në këtë betejë mes industrisë së restoranteve dhe kafeneve, shkencëtarët kanë qenë në disavantazh, thotë Yazdanpanah, anëtar i Këshillit Shkencor.

“Ne nuk do të dalim në rrugë dhe të protestojmë”, tha ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Архангельске подвели итоги III Всероссийского форума «Арктика. Лёд тронулся»



VIP

VK Fest 2024: Музыка и Развлечения на Открытых Площадках России






Новости 24 часа

Дивный новый мир цифровизации: в Москве пройдет Форум «Время цифры»



Game News

Началась предрегистрация на Command & Conquer: Legions — релиз в конце 2024 года



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» легально изготавливает армии и спецслужбы. 6 серия. СЕРЬЁЗНЫЙ НОВОСТНОЙ СЕРИАЛ.



News Every Day

England vs Bosnia & Herzegovina: Three Lions face Dzeko and Co in Euro 2024 warm-up match – stream FREE, TV, team news



Настроение

Рассказ про зятя. Хоть и не про котиков, но тож смешной



Москва

Парад планет начнется 3 июня



Михаил Кутушов

Доктор Кутушов назвал болезни, которые поджидают отдыхающих у водоёмов



Москва

В России предложили запретить регистрацию товарных знаков с религиозной символикой



Ролан Гаррос

Прямая трансляция матча Рыбакиной с победительницей четырех "Больших шлемов"



Москва

На борту самолета, летевшего из Москвы в Турцию, из-за жары погибла кошка якутского пилота



50

До плюс 50 градусов: Каким городам России грозит аномальная жара летом 2024 года. Опубликован список



Симферополь

Выставка-представление «Не просто город, а судьба, которой я не устаю гордиться!»



Москва

Тысячи активистов разгромили офис Socar в Стамбуле, обвинив «Азербайджан» в поддержке геноцидальной политики Израиля в Палестине



Москва

Собянин: В Москве создана самая маленькая схема метро в мире



Москва

НАШИ ВСТРЕЧИ ТУСОВКА Я ЮРИЯ В



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

В Рослесхозе заявили, что площадь пожаров в РФ превысила 650 тыс. га





Путин в России и мире
Москва

Ташкент становится для Москвы точкой опоры – Астана проигрывает, уходя под Запад


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Фёдор Шаляпин

Петербургский театр имени Шаляпина покажет мюзикл «Вымыслы» по сказкам Пушкина



Москва

«Новый путь». Что грозит Аязу Шабутдинову, который продает курсы из СИЗО

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net