Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Si përfundoi Kosova në arbitrazh ndërkombëtar nga ContourGlobal?

Si përfundoi Kosova në arbitrazh ndërkombëtar nga ContourGlobal?

Pa termocentral të ri dhe në rrezik të humbjes së 20 milionë eurove, mund të përfundojë marrëveshja komerciale e Qeverisë së Kosovës me kompaninë amerikane ContourGlobal për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

I vlerësuar si një nga investimet më të mëdha të huaja në Kosovë në vlerë prej 1.3 miliard euro, ky projekt nuk u finalizua.

Investitori ContourGlobal përveç që u tërhoq nga ndërtimi i termocentralit në mars të këtij viti, e dërgoi Kosovën edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për mosrespektim të kontratës.

Me datë 24 maj 2020, sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ka qenë e paraparë që të bëhet mbyllja financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”, por kjo nuk është arritur në kohë.

Në rast të mospërfundimit të këtyre procedurave, me kontratë ishin paraparë ndëshkime financiare për palën, e cila nuk i përmbushë obligimet.

Nëse zvarritjet e kontratës me ContourGlobal shkaktoheshin nga Kosova duke mos i përmbushur obligimet, atëherë Qeveria e Kosovës do të ketë si përgjegjësi financiare ndaj kompanisë ContourGlobal, një vlerë prej 19.7 milionë eurosh.

Ndërsa, nëse Kosova i përfundon obligimet, por ContourGlobal nuk arrin të sigurojë pakon financiare, atëherë kjo kompani do t’i detyrohet Kosovës me një vlerë prej 17.5 milionë eurosh.

Tërheqja e ContourGlobal

Në mars të këtij viti, kompania ContourGlobal kishte njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu ishin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë.

Në atë kohë në pushtet ishte koalicioni qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ishte shprehur kundër marrëveshjes me ContourGlobal dhe sipas LVV-së, ky projekt, si i tillë, nuk do të realizohet pasi, kompania në fjalë mund të rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike. Ndërsa, Lidhja Demokratike të Kosovës ishte shprehur se do të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, por do të refuzojë secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind.

Hajdari: Morëm të gjitha masat e nevojshme

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar ish-ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, për të parë se çfarë ka ndodhur në kohën kur kompania ishte tërhequr nga projekti.

Ajo në një përgjigje me shkrim thotë se ContourGlobal ka njoftuar se po tërhiqet nga projekti disa ditë pasi qeveria kishte marrë vendim për themelimin e komitetit drejtues të projektit.

“Ne kemi analizuar kontratat dhe gjendjen e projektit. Kemi diskutuar çështjen në komitetin drejtues dhe me pajtimin e komitetit, kemi ftuar ContourGlobal-in në takim në lidhje me projektin. Me propozimin tonë, komiteti ka marrë vendim në emër të qeverisë për të angazhuar një ekip të avokatëve të dalluar, që do të këshillonin Republikën e Kosovës lidhur me projektin. Qeveria e tanishme nuk e ka zbatuar vendimin tonë”, thotë Hajdari.

Ajo thotë se projekti në kohën kur ajo ka qenë ministre, ka qenë në fazën e përmbushjes së kushteve paravajtëse dhe se mbyllja financiare ka qenë e paraparë për 24 maj 2020.

Këtë afat, shton ajo, Kosova nuk e ka shkelur, por ContourGlobal ka dështuar t’i përmbushë detyrimet e veta.

“Më 3 qershor 2020 ne i kemi dërguar letër ContourGlobal-it. Në këtë letër kemi refuzuar kërkesën e pabazë për pagesë paushalle në lartësi prej mbi 20 milionë euro, kemi shpjeguar pse kontratat me ContourGlobal-in kanë qenë juridikisht të pavlefshme”, thotë ajo.

Në këtë letër, po ashtu, Hajdari bën të ditur se e kishin paralajmëruar ContourGlobal-in se Kosova mund t'i kërkojë kompensim të dëmit.

Gjithashtu, në atë kohë, shton Hajdari, kanë marrë vendim për të angazhuar ekipin e avokatëve që do të ndihmonin për të zgjidhur çështjen.

“Kemi shpresuar se me përkushtimin tonë do të gjejmë zgjidhje të favorshme pa pasur nevojë për arbitrazh. Qeveria e tanishme nuk ka dashur zgjidhje në të mirë të Kosovës. Gjithsesi, Kosova duhet t'i kërkojë përgjegjësi ContourGlobal-it, duke mos kursyer mjetet juridike”, thotë ajo.

Si mund të përfundojë ky proces?

Hajdari thotë se në këtë proces Kosova mund të dalë fitimtare nëse këtë çështje ua lë në dorë profesionistëve që mbrojnë të drejtat ligjore dhe interesin publik.

“Politikanët e papërgjegjshëm dhe pazaret politike mund ta dëmtojnë ecurinë, ashtu siç e kanë shkaktuar atë që në fillim”, thotë ajo.

Ndërkaq, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ka thënë shkurt Radios Evropa e Lirë se kur ka ndodhur tërheqja e kompanisë ContourGlobal nuk ka qenë pjesë e qeverisë, por, sipas tij, qeveria është dashur që lidhur me këtë çështje, të konsultohet me këshilltarët ligjorë për të diskutuar për hapat prej muajit mars.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kompaninë ContourGlobal lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi, ajo nuk kanë kthyer përgjigje.

Po shqyrtohet dokumentacioni i kontestit

Qeveria e Kosovës tanimë në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit, kanë marrë masa që ky proces në arbitrazhin ndërkombëtar të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se po përgatiten se si do t’i qasen këtij kontesti.

“Kompania në fjalë ka pasur një raport kontraktual me shtetin e Kosovës në të gjitha fazat nga faza fillestare deri te fizibiliteti dhe çështjet tjera. Është e vërtetë që kompania është tërhequr nga ndërtimi i Termocentralit 'Kosova e Re'. Ne jemi duke analizuar marrëveshjen që shteti i Kosovës ka pasur me këtë kompani dhe pas shqyrtimit të përgjithshëm të këtyre marrëveshjeve ne mund të nxjerrim një konkluzion se cila është kërkesa fillestare e tyre, ku bazohen dhe cilat janë ato elemente për të kundërshtuar këtë padi”, tha Istrefi.

OEAK: Fajtor, Kosova për tërheqjen e ContourGlobal-it

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë shteti i Kosovës që nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e tij, gjë e cila, sipas tij, ka nxitur edhe largimin e kompanisë nga projekti i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Kosova, shton ai, ka dështuar të sigurojë aprovimin përfundimtar nga ana e Kuvendit të Kosovës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

“Njoftimi për tërheqje nga një projekt i tillë ka ndodhur në rrethana kur partitë politike dhe deputetë të kuvendit kanë deklaruara haptas se nuk do të aprovojnë të njëjtën marrëveshje kurdo që ajo të sillet në Kuvendin e Kosovës”, thotë Zeka.

Vlen të theksohet se garancia shtetërore për pakon financiare për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, kërkonte 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës.

Përtej dëmit financiar u krijua imazh negativ

Kosova, shton Zeka, përtej një dëmi të mundshëm financiar për të cilin mund të detyrohet ta kompensojë, ka humbur mundësinë që të fuqizojë kapacitetet e saj vendore për gjenerim të energjisë elektrike.

“Kur bëhet fjalë për projekte të tilla si Termocentrali ‘Kosova e Re’, duhet të ketë konsensus nacional dhe dinamikë më të shpejtë dhe realizimin e këtyre projekteve që në Kosovë ka munguar”, shton Zeka.

Lajmit për tërheqje të kompanisë ContourGlobal nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” ishte mirëpritur nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e konsideronin si një projekt të dëmshëm për mjedisin dhe qytetarët.

Termocentrali “Kosova e Re”

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane, ContourGlobal, për ndërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Si i tillë, ky projekt përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë.

Termocentrali “Kosova e Re”, ishte paraparë të fillohet të ndërtohet në këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023.

Jetëgjatësia e termocentralit "Kosova e Re" ishte llogaritur të jetë 40 vjet.

Termocentralit “Kosova e Re” ishte kundërshtuar nga disa përfaqësues të shoqërisë civile.

Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi, por me gjithë pasurinë e linjitit, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Более 1500 участников отрядов Поморья отправятся в юбилейное трудовое лето



Мода

Какие украшения чаще всего дарят на годовщину свадьбы: исследование «585*ЗОЛОТОЙ»




Українські новини

Досвідчені садівники обирають великі технічні горщики для своїх рослин і квітів



Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал



Game News

В новом трейлере Indiana Jones and the Great Circle Индиана спускается на корабле с горы



Москва

Красноярка раскритиковала жизнь в Мексике и рассказала, почему в России хорошо



News Every Day

America’s Space Infrastructure: So Vulnerable It Destabilizes Geopolitics



Блоги

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие



Москва

Всегда петь в маске: в Москву приехала квартира Александра Вертинского



Игорь Бутман

Игорь Бутман провёл мастер-класс для юных музыкантов на фестивале культуры ПМЭФ



Москва

«Само идет в руки»: три знака зодиака, которым повезет в деньгах этим летом



Новак Джокович

Новак Джокович дал дорогу молодым // Борьбу за первое место в рейтинге АТР в этом году поведут Янник Синнер и Карлос Алькарас



Москва

Владимир Путин сенсационно получил ключевое признание от Н А Т О.



Валерий Сипетин

Иерей Александр Туховский: "Верю в Господа, что это добрый знак Его милости к моей семье и ко всей России..."



Симферополь

В районе Симферополя появится крупный жилой микрорайон - ЖК "Республика"



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» и ДЕНЬ РОССИИ: успех России в С В О = мир во всём мире?!



Москва

Собянин расширил программу стимулирования создания мест приложения труда



Москва

Стрелявших у Кремля мигрантов пытается оправдать диаспора: Просто "шалость"



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

EcoFlow выпустила новое решение для энергонезависимых путешествий  





Путин в России и мире
Москва

Владимир Путин сенсационно получил ключевое признание от Н А Т О.


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

В Минске сообщили о телефонном разговоре Путина и Лукашенко




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Путин готовится отрезать Киев и прогнать Зеленского – американский полковник


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Коммерсантъ

Не берут количеством // КПРФ и «Яблоко» выдвинули кандидатов в Мосгордуму



Москва

«Само идет в руки»: три знака зодиака, которым повезет в деньгах этим летом

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net