Trump tha se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij, Melania, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa kanë filluar një fazë të karantinimit. Ky lajm ngre shumë pikëpyetje për kampanjën e rizgjedhjes së Trumpit pak kohë para zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe për faktin se çfarë do të ndodhë nëse sëmuret rëndë.