Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Hakerët rusë, në gjueti për "recetën" e vaksinës kundër COVID-19

Hakerët rusë, në gjueti për

Gjashtë vjet më parë, u raportua se agjentët e inteligjencës holandeze depërtuan brenda një grupi hakerë​sh, që po ushtronin aktivitetin e tyre në një zyre jo larg Kremlinit.

Sipas gazetës holandeze de Volkskrant, agjentët holandezë hakuan një kamerë sigurie që monitoronte njerëzit që hynin në atë ndërtesë në Moskë. Raportohet se ata gjithashtu kryen monitorime në vitin 2016 derisa hakerat rusë u futën në serverët e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara.

Hakerët u identifikuan me emrin APT-29 ose The Dukes, apo edhe më shpesh janë quajtur si Cozy Bear. Ata kanë qenë të lidhur me agjencitë ruse të sigurisë. Sipas raportit, holandezët iu dorëzuan gjetjet e tyre zyrtarëve të SHBA-së. Ato mund të ketë qenë një provë kryesore që i shtynë autoritetet e SHBA-së të vijnë në përfundimin se Kremlini po kryente sulme kibernetike për të hakuar partitë politike amerikane gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Video: Një vaksinë jep shenja premtuese, kur do të jetë gati?

Në vitin 2020, hakerët e Cozy Bear u rikthyen – megjithëse për ata që i vështruan për së afërmi, ky grup kurrë nuk u largua.

Agjencitë e inteligjencës britanike, amerikane dhe kanadeze akuzuan hakerët Cozy Bear se po përdornin viruse kompjuterike për të mashtruar studiuesit në universitete, kompani private dhe mekanizma tjerë.

'Plotësisht e papranueshme'

Sipas këtyre agjencive, qëllimi i hakerëve ishte që të vidhnin të dhënat e hulumtimeve që po bëhen për zbulimin e një vaksine për COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

"APT-29 ka të ngjarë të vazhdojë të shënjestrojë organizatat e përfshira në studimin dhe zhvillimin e vaksinave të COVID-19", tha Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe, në një deklaratë të lëshuar bashkërisht me agjencitë kanadeze dhe amerikane.

"Është plotësisht e papranueshme që shërbimet e inteligjencës ruse të sulmojnë ata që po luftojnë pandeminë e koronavirusit", tha sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti akuzat "të papranueshme".

"Ne mund të themi vetëm një gjë: që Rusia nuk ka asnjë lidhje me këto përpjekje", u tha ai gazetarëve.

Agjencitë kryesore të inteligjencës ruse besohet se të gjithë kanë aftësi kibernetike sulmuese të një lloji ose tjetri.

Në njoftimin e agjencive të inteligjencës nuk janë emëruar kompanitë ose organizatat që kanë qenë në shënjestër dhe as nuk janë dhënë detaje nëse ishte vjedhur ndonjë informatë specifike. Kreu i Qendrës Kombëtare britanike tha se sulmet u zbuluan në muajin shkurt dhe se nuk ka të dhëna nëse është vjedhur ndonjë informacion.

Agjencitë perëndimore thanë se hakerët shfrytëzuan një dobësi brenda serverëve të kompjuterëve për të fituar "bazat fillestare" dhe se ata kishin përdorur virus kompjuterik, i cili nuk ka qenë i ndërlidhur me ndonjë fushatë të sulmeve kibernetike, për të cilat është fajësuar ky grup.

Besohet se të gjitha agjencitë kryesore të inteligjencës ruse kanë aftësi të sulmeve kibernetike.

Teknika të sofistikuara

Ekspertët kibernetikë thonë se grupi Cozy Bear ka shumë të ngjarë të jetë i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, i njohur si SVR, ndoshta është edhe në koordinim me agjencinë kryesore të sigurisë së vendit, Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).

Sipas studiuesve, origjina e këtij grupi daton të paktën që nga viti 2008 dhe ata kanë në shënjestër kompani, universitete, institute kërkimore dhe qeveri në të gjithë botën.

Grupi është i njohur për përdorimin e teknikave të sofistikuara të depërtimit në rrjetet kompjuterike për të mbledhur informacione të inteligjencës, për të ndihmuar më pas udhëheqjen e politikbërësve të Kremlinit.

Megjithatë, ky grup nuk njihet për publikimin ose për ndonjë rrjedhje të informacionit të vjedhur. Kjo në fakt edhe e veçon këtë grup nga agjencitë rivale inteligjente –agjencia e inteligjencës ushtarake e njohur gjerësisht si GRU. Operacionet e sulmeve kibernetike të GRU-së vitet e fundit janë bërë më shumë publike.

Hakerët e GRU-së, të njohur si Fancy Bear, ose APT-28, janë akuzuar jo vetëm për hakimin e sistemeve kompjuterike, por edhe për vjedhjen dhe publikimin e informacionit, me qëllim të diskreditimit të një objektivi. Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë akuzuar hakerët e GRU-së për vjedhjen e dokumenteve nga zyrtarët e Partisë Demokratike të SHBA-së në vitin 2016, si dhe për shpërndarjen e tyre para publikut, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

"GRU kishte njësi të shumta, përfshirë njësitë 26165 dhe 74455, të angazhuar në operacione kibernetike që përfshinin publikimin e dokumenteve të vjedhura përmes ndërhyrjeve në kompjuter", ka shkruar Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller në një aktakuzë në korrik 2018 përmes së cilës akuzoheshin 12 oficerët e GRU-së.

"Këto njësi kryen operacione kibernetike në shkallë të gjerë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016", thuhet në aktakuzë.

Tre muaj më vonë, prokurorët amerikanë në Pitsburg, Pensilvani, lëshuan një aktakuzë të lidhur me Fancy Bear, duke akuzuar disa oficerë të njëjtë, për kryerjen e një fushate hakimi katërvjeçare, që synonte organizatat ndërkombëtare sportive anti-doping, organizatën drejtuese globale të futbollit, Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike dhe grupe të tjera.

Një oficer i GRU-së, që përmendet në aktakuzën e Muellerit, gjithashtu është përmendur nga inteligjenca gjermane si personi që qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj Parlamentit gjerman në vitin 2015.

Por, ndryshe nga hakerët e grupit GRU dhe Fancy Bear, deri më tani asnjëherë nuk ka pasur ndonjë identifikim publik të hakerëve të Cozy Bear ose aktakuza penale kundër tyre.

Kompania amerikane për sigurinë kibernetike me bazë në SHBA – Crowdstrike, e cila ishte e para që dokumentoi publikisht sulmin kibernetik ndaj Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, tha në raportin e saj fillestar se hakerët Cozy Bear dhe Fancy Bear kishin depërtuar në rrjetin e komitetit, krejtësisht të pavarur nga njëri-tjetri.

Motivet e paqarta

Ende nuk është e qartë saktësisht se cili është motivi i hakerëve të Cozy Bear për shënjestrimin e organizatave kërkimore, megjithëse si shumë vende të tjera, Rusia po garon të zhvillojë një vaksinë kundër COVID-19, dhe vjedhja e të dhënave nga hulumtimet shkencore mund të ndihmojë që studiuesit rusë të shpejtojnë në këtë garë për zbulimin e vaksinës.

Rusia ka raportuar më shumë se 765,000 raste të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Megjithatë, numri zyrtar i vdekjeve është jashtëzakonisht i ulët, duke bërë që shumë ekspertë të vlerësojnë se autoritetet nuk po i tregojnë shifrat e vërteta.

Në të kaluarën, agjencitë e inteligjencës të vendeve perëndimore kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për aftësitë shkatërruese të hakerëve të cilët janë të sponsorizuar nga shteti rus.

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet kanë kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e dhjetëra rusëve të akuzuar për sulme në internet.

 

Sikurse në aktakuzat e Muellerit, autoritetet amerikane kanë përdorur kallëzimet penale për të nxjerrë në dritë të lidhjes midis agjencive qeveritare ruse dhe kriminelëve kibernetikë. Këtë e kanë bërë edhe për t'i sinjalizuar autoritetet ruse se agjencitë e SHBA-së janë duke vështruar.

Për shembull, aktakuza e Mueller identifikoi transferime specifike të parave të cilat pretendohet se GRU i ka bërë përmes monedhave digjitale – bitcoin –për të blerë serverë dhe mjete të tjera, si pjesë e fushatave të hakerëve.

Që nga viti i kaluar, këto përpjekje nuk kanë pasur shumë efekt në ngadalësimin e sulmeve të hakerëve që sponsorizohen nga shteti, dhe atë jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Koreja e Veriut, Irani, Kina dhe të tjerët.

"Pavarësisht nga disa aktakuza mbresëlënëse kundër disa aktorëve shtetëror – aktivitetet e tyre nuk tregojnë shenja të zvogëlimit", tha Crowdstrike në një raport më 2019.

Gleb Pavlovsky, një këshilltar politik rus dhe ish këshilltar i lartë i Kremlinit, minimizoi akuzat perëndimore.

"Ne po flasim për aktivitetet e përditshme të të gjitha shërbimeve sekrete, veçanërisht në lidhje me temat e nxehta, si sekretet e vaksinave", i tha ai Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.

"Të gjitha po vidhen. Sigurisht që vjedhja nuk është e mirë, por shërbime sekrete ekzistojnë për të vjedhur informacione", tha ai.

Në Kongresin e SHBA-së, disa ligjvënës sinjalizuan se zbulimi do të përbënte një arsye më shumë për sanksionet të reja ndaj Rusisë.

"Duhet të jetë e qartë tashmë se përpjekjet e sulmeve kibernetike të Rusisë nuk u ndalën pas zgjedhjeve të vitit 2016", tha Mark Warner, nga Komitetin e Inteligjencës së Senatit të SHBA-së.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

В Архангельске подвели итоги III Всероссийского форума «Арктика. Лёд тронулся»



Мода

Добрые рисунки: «585*ЗОЛОТОЙ» запустила конкурс ко Дню защиты детей






Новости 24 часа

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



Game News

Just Cause developer Avalanche Studios Group is closing the Montreal studio it acquired just 8 months ago



Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.



News Every Day

A Deep Dive into Realistic Doll Manufacturers



Интернет

Терминал сбора данных (ТСД) промышленного класса SAOTRON RT42G



Москва

Капитальный ремонт 25-этажного дома завершился в Обручевском районе



Linkin Park

Скандальный Паша Техник и Linkin Park с оркестром. Топ дешевых и самых дорогих мероприятий, которые пройдут в июле в Нижнем



Москва

Во всех российских регионах стартовал летний спортивный марафон



Ролан Гаррос

Теннисистка из Пятигорска вышла в четвёртый круг турнира Большого шлема



Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Евро

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" не будет подписывать камерунского форварда Абубакара



Симферополь

Арт-знакомство «Искусство должно давать счастье и радость»



Москва

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»



Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.





Путин в России и мире
Москва

Обсуждается ход реализации в Мордовии проекта по производству преформ для вытяжки оптоволокна


Лукашенко в Беларуси и мире
Минск

Прямое авиасообщение открыли между Ульяновском и Минском




123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире
Киев

Зеленский признал, что у солдат ВСУ едет крыша, и попросил "психиатрического подкрепления"


Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Оркестр

Оркестр Центрального округа Росгвардии выступил на площади у Большого театра в честь Дня защиты детей



Москва

В Москве растет спрос на офисную недвижимость

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net