Мы в Telegram
Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


<
>

Numri i madh i të infektuarve nxit rritjen e kapaciteteve spitalore

Numri i madh i të infektuarve nxit rritjen e kapaciteteve spitalore

Për shkak të shtimit të numrit të personave të infektuar me koronavirus, që shkakton sëmundjen COVID -19, dhe rritjes së numrit të rasteve që kanë përfunduar me vdekje, institucionet e shëndetësisë në Kosovë janë duke i shqyrtuar të gjitha kapacitetet e mundshme të kujdesit intensiv. Për të lehtësuar përballjen me fluksin eventual të pacientëve të mundshëm me koronavirus, tashmë është paraparë edhe mundësia e shfrytëzimit të kapaciteteve të Spitalit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thonë se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është duke bërë riorganizimin e përgjithshëm të kapaciteteve të saj.

 

Riorganizimi i kapaciteteve të kujdesit për pacientët me koronavirus

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuadër të Klinikës Infektive, aktualisht janë 6 shtretër në repartin e Kujdesit Intensiv, ndërkaq në kujdesin intensiv në Mjekësinë Sportive, janë 22 shtretër. Sipas tij, po ashtu Klinika e Pulmologjisë, është e stërmbushur me pacientë që janë të konfirmuar me Covid-19, por ka edhe prej atyre që presin konfirmimin e analizave laboratorike.

“Në Klinikën Infektive, nuk kemi mundësi të kemi më shumë se 6 shtretër, sepse kapaciteti i Intensives është vetëm për 6 shtretër. Kemi shqyrtuar mundësinë që në Mjekësinë Sportive të rritet kapaciteti edhe për 12 shtretër. Pra, nga 22 sa janë tash, të bëhen 34 shtretër. Po ashtu, kemi edhe hapësira të tjera. Klinika e Neurologjisë ka njësinë intensive që mund të shfrytëzohet në një numër të caktuar. Në të ardhmen do ta mendojmë, varësisht prej situatës, edhe zgjerimin e kapaciteteve tjera”, thotë Fazliu.

Ai shton që spitalet rajonale në Kosovë, që të gjitha i kanë njësitë e tyre të kujdesit intensiv. Por, sipas tij, deri më tash, pacientët që janë në spitalet e përgjithshme, kanë qenë me patologji më të lehtë dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur nevojë për trajtim intensiv, por vetëm me oksigjenoterapi. Në rastet kur pacientët kanë nevojë për intubim, atëherë, siç thotë ai, nga spitalet rajonale ata transferohen në QKUK.

Fazliu ka theksuar se tash për tash, por edhe për një afat më të gjatë, QKUK-ja ka respiratorë dhe pajisje të mjaftueshme, duke mos specifikuar numrin e tyre.

Sipas tij, aktualisht, në klinikat e QKUK-së, janë në dispozicion 212 shtretër për pacientët e infektuar me koronavirus në përgjithësi, prej të cilëve, 113 shtretër në Klinikën Infektive, 65 shtretër në klinikat e Dermatologjisë dhe Pulmologjisë dhe 22 shtretër në Mjekësinë Sportive.

Plani për zgjerim të kapaciteteve, siç thotë Fazliu, parasheh shtimin e numrit të shtretërve edhe në klinikat tjera, sikurse 37 shtretër në Neurologji, në Psikiatri 30 shtretër, 14 shtretër në Otorinolaringologji, ndërkaq dy sallat operative të Laparaskopisë mund të futen në funksion si hapësira të veçanta për trajtim të rasteve me COVID -19. Kapacitetet, sipas tij, mund të zgjerohen edhe në spitalet e përgjithshme rajonale, të cilat aktualisht i kanë 315 shtretër që janë duke u shfrytëzuar për pacientët e infektuar me koronavirus.

“Që nga e hëna, mundësia e shtimit të këtyre shtretërve është edhe për 130 të tjerë”, thekson Fazliu.

 

Zemaj: Shqyrtohet futja në shfrytëzim edhe e spitalit të FSK-së

Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë së Kosovës, Armend Zemaj, i pyetur nga mediet nëse do të ketë licencim të spitaleve private për trajtimin e pacientëve me koronavirus, ka deklaruar të premten, që aktualisht janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë.

“Momentalisht, jemi në një organizim të të gjitha kapaciteteve, të mundësive që ofrojnë klinikat tona, jo vetëm këtu në Prishtinë, por edhe në spitalet rajonale. Dje kam kontaktuar edhe me ministrin e Mbrojtjes dhe sot profesionistët shëndetësorë do të takohen dhe të shohin edhe Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëse kemi nevojë që të na ofrohet për shfrytëzim, pasi që është i ri, i kompletuar dhe i pashfrytëzuar”, ka deklaruar Zemaj.

 

Baftiu: Asnjë pacient nuk ka vuajtur për shkak të mungesës së vendit në mjekimin intensiv

Aktualisht, kapacitetet e mjekimit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas zyrtarëve shëndetësorë, janë relativisht të mira.

Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, thotë por Radion Evropa e Lirë që deri më tash, QKUK-ja për sa u përket kapaciteteve me shtretër dhe respiratorë ka pasur një menaxhim të mirë. Por, për shkak të fluksit të madh të pacientëve me koronavirus, gjatë kësaj jave Mjekësia Sportive ka vënë në dispozicion repartin e saj intensiv me 22 shtretër. Ndërkohë, sipas tij, tashmë është duke u përgatitur edhe një hapësirë në Klinikën e Alergologjisë për të sistemuar një numër të respiratorëve.

 

Sipas tij, deri më sot, asnjë pacient i infektuar me koronavirus nuk ka vuajtur për shkak të mospasjes së vendit në mjekimin intensiv.

“Kemi pasur kapacitete të shtuara. Ne, si Komitet (për COVID-19 i QKUK-së) kemi punuar shumë që ta organizojmë punën me shtretër në mjekimin intensiv dhe kemi pasur hapësirë dhe shtretër të mjaftueshëm për pacientët e sëmurë rëndë. Asnjë pacient nuk ka vdekur pse nuk ka pasur vend në mjekim intensiv”, thekson Baftiu.

Megjithatë, ai thotë se aktualisht në Kosovë ka shumë persona të infektuar me koronavirus dhe sipas tij, numri i të infektuarve është më i madh se sa që përshkruhet nga rezultatet që kanë dalë nga testimet. Siç thotë ai, ditëve të fundit, sipas rezultateve të publikuara në baza ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, afër 50 për qind e të testuarve, dalin pozitivë.

 

Personeli shëndetësor i infektuar me koronavirus, rrit sfidën

Por, pavarësisht kësaj, sipas Baftiut, në ditët e ardhshme nuk pritet fluks më i madh i pacientëve me koronavirus se sa që është fluksi aktual.

“Unë mendoj që nuk do të ketë fluks më të madh. Para tre ditësh ka qenë numri më i madh i shtretërve të mbushur në mjekimin intensiv. Pra, 23 në Mjekësinë Sportive dhe 6 në Infektivë. Ndërkaq, sot në Mjekësinë Sportive është 22, ndërkaq në Infektivë janë 3. Një problem të madh e kemi që personeli shëndetësor, anesteziologët, teknikët e anestezionit, që po punojnë, po dalin pozitivë. Tashmë, momentalisht i kemi diku 16 teknikë dhe doktorë që janë pozitiv, brenda Klinikës së Anestezionit, pra, brenda dy javësh”, thekson Baftiu.

Por, zëdhënësi i QKUK-së, Fazliu, thotë që në kuadër të riorganizimit, Klinika e Pulmologjisë, Klinika Infektive, Emergjenca dhe Mjekësia Sportive, do të përforcohen me staf shtesë të infermierëve dhe të mjekëve nga spitalet e përgjithshme apo rajonale.

“Nga Spitalet e përgjithshme tashmë i kemi marrë 4 anasteziologë dhe i kemi sjellë në QKUK. Ngjashëm pritet të ndodhë edhe me 3 infektologë, por edhe me pulmologë, për aq sa kanë mundësi që ta ndihmojnë QKUK-në, ngase është më e ngarkuar në krahasim me 7 spitalet tjera të përgjithshme”, thekson Fazliu.

 

Mbi 350 persona të stafit mjekësor të infektuar me koronavirus

Blerim Syla, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, thotë se në kuadër të sistemit publik shëndetësor, që nga 12 marsi e deri më 9 korrik, janë infektuar me koronavirus 352 persona që i takojnë stafit mjekësor dhe të infermierisë.

“Prej tyre, mbi 50 janë shëruar dhe aktivë janë 257”, thotë Syla.

Ai shton se megjithatë, numri i personelit mjekësor dhe të infermierisë që janë izoluar për shkak të dyshimeve se mund të jenë të infektuar me koronavirus, është shumë i madh, por që statistikat e tilla nuk kanë arritur të precizohen.

Syla potencon se në qoftë se Qeveria e Kosovës nuk ndan mjete të mjaftueshme për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor, sasia aktuale e këtyre pajisjeve, sipas tij, është e pamjaftueshme përballë numrit të pacientëve me koronavirus që është duke u rritur, si dhe sasisë aktuale të pajisjeve mbrojtëse që janë duke u harxhuar.

Sipas raportit 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitaleve të përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së, më 10 korrik, në të gjitha këto institucione shëndetësore janë të shtrirë 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të publikuar më 9 korrik nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus që nga 13 marsi në Kosovë është 4,307 raste nga 26,916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërsa, janë regjistruar 94 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2095, ndërkaq 2,118 raste janë aktive.

Читайте на 123ru.net

Другие проекты от 123ru.net



Архангельск

Из морского порта Архангельск по Севморпути вновь отправится субсидированный каботажный рейс



Мода

585*ЗОЛОТОЙ» дарит украшения за установку мобильного приложения




Українські новини

Рушникосушки від Hygge Family: європейські стандарти якості на українському ринку



Новости 24 часа

Более 100 студентов посетило СЛД Курск в рамках акции «Неделя без турникетов»



Game News

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Москва

Подключение системы отопления в Московской области



News Every Day

Ryan Poles Needs A Last-Minute Review Of His Quarterback Scouting Notes To Ensure Nothing Is Missed



Авто

Несколько дорог подтоплено в Абатском районе Тюменской области



Москва

Ученик Губернского лицея Пензы стал призером олимпиады по физике



Булат Окуджава

В МХТ имени Чехова 8 и 9 мая пройдет концерт с песнями Булата Окуджавы



Москва

Ямальский горнолыжный курорт вошел в число крупнейших туристических инвестиционных проектов страны



Елена Рыбакина

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде



Москва

Новый транспортный хаб начали строить Казахстан, РФ и Китай



Сергей Трофимов

Сергей Трофимов выступит с летним концертом в Зеленом Театре ВДНХ



Симферополь

Литературно-поэтический час «Ушла на фронт ещё девчонкой...»



Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Москва

Собянин: Москва взяла Гран-при премии «Умный город» за цифровизацию горхозяйства



Москва

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)



Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире
Москва

Huawei представила IDS на 26-м Всемирном энергетическом конгрессе





Путин в России и мире
Москва

Эксперт: корректировка порогов крупного и особо крупного ущерба по экономическим статьям оправдана и своевременна


Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.





Зеленский в Украине и мире

Навальный в России и мире


Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...



Анастасия Волочкова

«Разрешаю им делать вообще все»: Волочкова рассказала об отношениях единственной дочери с бойфрендом



Москва

«Накосячил». Арестован инспектор ГИБДД, который помог скрыться Шахину Аббасову. Сколько ему заплатил убийца байкера?

Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net