QKUK: Një pacient vazhdon të ketë gjendje të rënduar nga koronavirusi
Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar tetë pacientë me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e pacientëve të tjerë, pesë janë në gjendje stabile, derisa dy janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Marrë parasysh të dhënat e fundit në Kosovë, numri të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 1,003, të shëruar janë 772 persona, derisa 29 pacientë kanë vdekur.
Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.