Konfirmohen edhe tri raste me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirusin e ri.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë”, thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 94.
Më herët ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, Vitia tha se qytetarët në këtë mënyrë ndihmojnë edhe personelin shëndetësor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Për informacionet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë