Hajdari: Heqja e tarifës ndaj lëndës së parë ishte e domosdoshme
Në një konferencë për media, Hajdari tha se edhe pse disa biznese kishin arritur të gjejnë lëndët e para nga shtetet tjera, bizneseve iu ka kushtuar më shtrenjtë sigurimi i saj.
“Ne të gjithë e kemi përkrahur më herët këtë tarifë, por realiteti është ndryshe. Ndikimi i saj në Kosovë nuk ka qenë siç është pritur. Ndryshimet në zvogëlimin e importit tregojnë qartë për efektin e tarifës. Qeveria dëshmon se është e përkushtuar në raportet me aleatët ndërkombëtarë. Heqja e taksës nga lënda e parë për bizneset vendore ishte e domosdoshme, për sektorin ushqimor dhe ndërtimor.Edhe pse disa biznese kishin arritur të gjejnë lëndët e para nga shtetet tjera, bizneseve iu ka kushtuar më shtrenjtë sigurimi i saj”, tha ajo.
Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia
Ajo ka shtuar se ishte e domosdoshme heqja e tarifës për lëndën e parë, sidomos për sektorin e ushqimit dhe ndërtimtarisë
Gjithashtu, Hajdari thotë se një pjesë e konsiderueshme e importeve të Serbisë ka ardhur përmes ekonomisë joformale ose përmes Maqedonisë së Veriut.
“Ne kemi pasur një grup punues me të cilët kemi punuar për t’i identifikuar barrierat që i kemi me Serbinë, dhe ato i kemi mbledhur në një dokument”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Qeveria ka vepruar duke treguar vullnet dhe përkushtim, derisa shton se presin reflektim edhe nga pala tjetër.
Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.