Cory Booker heq dorë nga gara për president të SHBA-së
Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar që të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën.
Booker është konsideruar si yll në rritje në partinë e tij, mirëpo nuk ka arritur të fitojë mbështetje të mjaftueshme.
Aktualisht 12 demokratë janë duke garuar për të fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
“Sot jam duke pezulluar fushatën time për president me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka thënë ai në një video, teksa ka njoftuar për dhënien fund të fushatës.
Zgjedhjet për president të SHBA-së do të mbahen në nëntor të këtij viti.