Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Ligji për paga rikthen grevat në Kosovë

Rreth 82 mijë persona që paguhen nga buxheti i shtetit të Kosovës do të marrin pagën e njëjtë, pa rritje, deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.


Shumë nga ta kanë pritur t’i marrin rrogat me rritje, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së parashtruar nga Avokati i Popullit, të enjten e ka pezulluar zbatimin e ligjit.


Vendimi i kësaj gjykate është parë si shkas nga punëtorët e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit që të mbajnë grevë disa orëshe. Mjekët kanë trajtuar vetëm rastet urgjente, kurse mësuesit nuk kanë mbajtur mësim dy orët e para. Disa shkolla nuk kanë përfillur këtë vendim të sindikatës së tyre.


Drejtuesi i sindikatës së Qendrave të Kujdesit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sherif Makolli, thotë se punëtorët shëndetësorë kanë pritur që ta marrin pagën me rritje nga muaji dhjetor.


“Greva sot është një paralajmërim për pagat, do të thotë për Ligjin mbi pagat që të realizohet dhe të merret paga me rritje. Dihet, kërkesa është zbatimi i ligjit, i cili veçse ka hyrë në fuqi kjo është kërkesa e vetme”, tha Makolli.


*Video: Makolli: Punëtorët shëndetësorë i duan pagat me rritje




Ligji për pagat parashihte rritje për sektorë të ndryshëm, kryesisht pagat e mësuesve dhe mjekëve parashihej të kishin rritje të konsiderueshme.


Me Ligjin e ri për paga, një mësuesit do t’i rritej paga nga 470 euro në 612, ndërsa një mjeku specialist nga 600 në 1.195 euro.


Greva kishte paralajmëruar edhe Sindikata e Policisë, mirëpo ky institucion nuk protestoi të premten duke thënë se vendimin për hapat e mëtejmë do të merreshin gjatë ditës.


Gjykata Kushtetuese në vendimin për pezullim ka thënë se zbatimi i Ligjit për paga do të pezullohet deri më 30 mars të vitit të ardhshëm. Deri në këtë datë, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim nëse ky ligj është në pajtim apo jo me Kushtetutën.


Loxha: Sindikatat të mos bëhen pjesë e lojërave politike

Kundër grevave janë pjesëtarët e shoqërisë civile. Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha, thotë se sindikatat nuk duhet të bëhen pjesë e lojërave politike.


“Sindikatat duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe të mos ndërhyjnë në punën e drejtësisë, pra të mos bëhen pjesë e lojërave politike, sepse të gjithë e dinë se nuk ka ligj, i cili do ta kënaqë dhe do të ketë pajtueshmëri dhe kënaqshmëri te sektori publik”, tha Arbëresha Loxha.






Loxha thekson se Ligji për paga nuk është zgjidhja më e mirë sa i takon rregullimit të pagave për sektorin publik. Ajo rekomandon marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias.


“Para se të kishim ligj, ne konsiderojmë se do të duhej të kishte një qartësim të drejtësisë dhe barazisë së lartësisë së pagave. Qeverisë së ardhshme i mbetet që të kërkojë një vendim ose opinionin në fakt nga Komisioni i Venecias përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim mbi këtë ligj dhe gjithashtu të kërkohet opinioni i SIGMA-s, i cili institucion ka kontribuar shumë në hartimin e pakos së ligjeve për reformën e administratës publike e që përfshinë edhe Ligjin për paga, Ligjin për zyrtarët publikë dhe riorganizimin e administratës publike”, shpjegon  Loxha.


*Video: Loxha: Qeveria e re ta dërgojë Ligjin e pagave në Komisionin e Venecias




Ligji i pagave u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga Avokati i Popullit, cili kishte pranuar dhjetëra ankesa nga sindikata dhe individë qe punojnë në sektorin publik, mes tjerash ata e kanë cilësuar diskriminues.


Kurti: E zgjidhim problemin me projektligj të ri

Mospajtimet që janë shkaktuar çështja e pagave do të jetë problemi kryesor, me të cilin do të përballet Qeveria e re, në rast se arrihet koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat për kryeministër, tha se do të presin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe varësisht nga ato që thuhen aty, do të shkohet drejt zgjidhjes së situatës, mirëpo, sipas tij një projektligj i ri që do t’i përmirësonte gabimet do të ishte zgjidhja ideale.


“Unë besoj se kemi nevojë për një projektligj të ri, pra që e plotëson dhe e ndryshon këtë aktualin në mënyrë që pabarazitë e ngelura, të eliminohen. Le të mos harrojmë se edhe me këtë Ligjin e ri të pagave, ta zëmë shoferi i kryeparlamentarit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës. Andaj, pabarazitë e ngelura janë të papranueshme dhe duhet të adresohen në një projektligj të ri për pagat, të plotësohet dhe të ndryshohet ky aktuali, e me ç’rast duhet të merren parasysh edhe ato që do të na i thotë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj”, tha Kurti.


*Video: Kurti: Projektligj të ri për pagat




Sindikatat që mbajnë grevë të premten u kritikuan edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.


Kjo organizatë ka kërkuar pezullimin e çdo lloj greve apo proteste nga punëtorët që kundërshtojnë pezullimin e Ligjit për pagat.


KMDLNJ-a ua rikujton sindikatave se vendimi për pezullim nuk është vendim përfundimtar dhe nuk e paragjykon vendimin final.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net