Një i vdekur dhe 15 të plagosur nga një shpërthim në Gjermani
Incidenti ndodhi në qytetin lindor gjerman të Blankenburgut.
Viktima besohej se ishte një 78-vjeçar, i cili e kishte marrë me qira pronën ku u gjetën materialet e ndezshme.
Dhjetra policë dhe shërbimet emergjente dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, raportojnë media lokale.
Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombolë.
Zona përreth incidentit u izolua dhe banorët në afërsi u evakuuan, duke përfshirë edhe fëmijët në një çerdhe lokale.
Asnjëri nga fëmijët nuk është lënduar, tha policia.