Sllovaki: 12 persona vdesin në një aksident rrugor
Aksidenti ka ndodhur në një ditë me shi, afër qytetit, Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit, Bratisllavë, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Kamioni ka mundësi të ketë qenë shumë i ngarkuar, duke shkaktuar përplasje me anën tjetër ku ka qenë autobusi, ka thënë ministrja e Brendshme, Denisa Sakova, pak para se të nisej në vendin ku ka ndodhur aksidenti.
Ajo ka thënë se autobusi më pas ka dalë nga rruga, dhe disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në të.
Në mesin e të vdekurve janë edhe katër nxënës të shkollave të mesme.
Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë se ai do ta ndërpresë një vizitë zyrtarë në Qipro një ditë më herët për t’u kthyer në Sllovaki.