Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Dëshmitë në hetimin ndaj Trumpit, të hapura për publikun

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ndaj presidentit, Donald Trump, ka marrë zhvillime të reja pasi është vendosur që ai të jetë publik dhe të transmetohet drejtpërdrejtë. 


Dhoma e Përfaqësuesve po e heton presidentin Trump nëse ai ka abuzuar detyrën e tij për përfitime personale dhe politike, duke nxitur një qeveri të huaj për të hetuar rivalët e tij politikë. Në veçanti, nëse Trump, pezulloi 390 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy që të zhvillojë hetime ndaj kundërshtarit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.


Dëshminë e parë para Dhomës së Përfaqësuesve do ta bëjë William Taylor, i ngarkuari me punë në Ukrainë, një diplomat veteran, i cili në seancat me dyer të mbyllura e ka përshkruar si të “parregullt” përdorimin e kanaleve alternative nga ana e administratës Trump për të zhvilluar politikën e jashtme ndaj Kievit, dhe e cila u drejtua nga Rudy Giuliani, avokat personal i presidentit.


Në të njëjtën ditë do të dëshmojë George Kent, zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit.


Më 15 nëntor, është planifikuar të dëshmojë, Marie Yovanovitch, ish-ambasadore në Ukrainë. Para se ajo të tërhiqej papritur në Uashington në muajin prill, Yovanovitch u tha hetuesve se ajo ishte paralajmëruar të "ruante vetën" pasi Giuliani dhe Trump e minuan aktivitetin e saj.




Tri dëgjime publike janë caktuar për javën e ardhshme. Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland është planifikuar të dëshmojë më 20 nëntor. Në të njëjtën ditë do të dëshmojnë zëvendësndihmës Sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper dhe nënsekretari i Shtetit, David Hale. Më 21 nëntor, pritet të dëshmojë ish-zyrtarja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Fiona Hill.


Të martën, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se deri në fund të javës do të nxjerrë transkriptin e bisedës së tij të parë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy që ndodhi më 21 prill.


*Expose: Trump në ujëra të trazuara




"Në mënyrë që të vazhdoj të jem presidenti më transparent në histori, unë do të lëshoj dikur këtë javë transkriptin e telefonatës së parë dhe më të rëndësishme që kam pasur me presidentin e Ukrainës", tha Trump.


Një telefonatë e 25 korrikut midis Trumpit dhe Zelenskiy është arsyeja kryesore që Dhoma e Përfaqësuesve nisi hetimin në kuadër të procedurës së shkarkimit të presidentit amerikan. Një informator, deri më tani i paidentifikuar, dërgoi ankesë duke thënë se biseda përbënte shkelje nga ana e presidentit amerikan.


Çfarë rregulla do të përdoren në transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave dëgjimore?


Kur miliona amerikanë do të shikojnë seancën e parë televizive në kuadër të procedurës së fajësimit ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ata do të shohin një procedurë tjetër nga sa përdoret zakonisht për seancat e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve.


Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët miratoi një rezolutë që përcakton procedurat që udhëheqin hetimin, duke përfshirë detaje se kush mund të bëjë pyetje ndaj dëshmitarëve dhe afatet kohore për marrjen në pyetje. Këtu janë disa fakte rreth procesit:


Seancat dëgjimore publike po mbahen nga Komiteti i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve. Kryetari i panelit, përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff, do të drejtojë seancën. Kur Schiff do të hapë seancën, ai dhe republikani, Devin Nunes, pritet të bëjnë deklaratat hyrëse dhe më pas do të lejojnë dëshmitarët, diplomatët amerikanë William Taylor dhe George Kent, të bëjnë të njëjtën. Pastaj fillon marrja në pyetje e dëshmitarëve. Rregullat e aprovuara lejojnë që Schiff dhe Nunes të kryejnë raunde të shumta pyetjesh 90-minutëshe.




Schiff dhe Nunes ka të ngjarë t'i japin të paktën një pjesë të kohës së tyre avokatëve të komitetit që kanë kryer pjesën më të madhe të pyetjeve deri më sot në seancat e mbajtura pas dyerve të mbyllura. Pasi të përfundojnë këto raunde të marrjes në pyetje, Komiteti do të kthehet në formatin e zakonshëm të seancës, dhe secili ligjvënës mund të bëjë pyetje për pesë minuta.


Çfarë ndodh më pas?


Mund të ketë seanca të tjera publike të Komitetit të Inteligjencës. Pasi të mbarojnë seancat dëgjimore publike, Komiteti i Inteligjencës, së bashku me dy komitetet e tjera, pritet të raportojnë për gjetjet e tyre.


Ky raport do t'i dërgohet Komisionit Gjyqësor, i cili pritet të zhvillojë seancat e veta.


Më pas materiali i hartuar nga komiteti do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve për votim, që ka gjasa të ndodhë deri në fund të vitit. Gjyqi për të vendosur nëse përfundimisht do të shkarkohet presidenti zhvillohet në Senat, i cili kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit.


Përgatiti: Kestrin Kumnova


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net