Qindra migrantë kanë mbetur në Detin Mesdhe, asnjë vend nuk po i pranon
I dërguari i posaçëm i UNHCR-së, Vincent Coquettel, tha se "kjo është një garë me kohën" dhe shtoi se "stuhitë po vijnë dhe kushtet do të përkeqësohen".
Migrantët aktualisht janë në bordin e dy anijeve humanitare, dhe qeveria italiane nuk po i lejon ata të hyjnë në port.
UNHCR-ja tha se këtë vit, rreth 600 njerëz vdiqën ose u zhdukën në detin midis Libisë dhe Italisë.
Komisioni Evropian tha se u kishte bërë thirrje shteteve anëtare të ofrojnë ndihmë, duke theksuar se nuk mund të ndërhyjë vetë.