Arrestohet sulmuesi me thikë në Sidnej
Policia ka thënë se ky person ka tentuar të kryejë edhe sulme tjera me thikë, dhe se ka identifikuar disa shenja të krimit.
Gruaja e plagosur është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile.
Policia ndërkohë ka thënë se aktualisht nuk ekziston ndonjë rrezik për publikun, mirëpo u ka kërkuar njerëzve që të anashkalojnë qendrën e qytetit.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale janë parë ekipet e emergjencës në skenën e sulmit.