Ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala, dënohet me 14 vjet burg
![Ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala, dënohet me 14 vjet burg](https://gdb.rferl.org/5AC36E8C-CEB0-4AFE-9F38-BB2B0C949588_w800_h450.jpg)
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka dënuar me 14 vjet burg të akuzuarit me iniciale R.SH me pseudonim “Molla e Kuqe” , nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës, për veprën penale, krime lufte kundër popullsisë civile.
“Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi", thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata.
Mediat lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Remzi Shalën, ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës (UÇK).