“Vrasja e Kulturës” ekspozon torturat në objektet kulturore të ish-Jugosllavisë
Fotografi të qendrave kulturore, teatrove, kështjellave e objekte të tjera kulturore, që u përdorën për tortura e vrasje gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, u ekspozuan të shtunën në Prishtinë. Ekspozita me 20 fotografi të Hrvoje Polan, është hapur brenda Galerisë së Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan” që po mbahet në Kosovë. Fotografi Polan vdiq në vitin 2019, ndërsa organizatorët e Festivalit thanë se ekspozita shërben edhe si homazh ndaj të ndjerit. Читать дальше...